Në Britaninë e Madhe ka ndërruar jetë gruaja që u helmua disa ditë më parë me noviçok në Amesbury, një rast i ngjashëm me atë të Sergei dhe Julia Skripal në mars të këtij viti.
Policia e Londrës bëri të ditur përmes një deklarate se Daën Sturgess, 44 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka vdekur në spital, pasi i ishte ekspozuar agjentit nervor Noviçok. Policia po ashtu ka thënë se vdekja tani është duke u hetuar si vrasje.
Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh se është e “shokuar” për vdekjen e Sturgess.
Autoritetet britanike kanë thënë se ajo dhe i dashuri i saj 45 vjeçar, Charlie Roëley, ishin gjetur pa ndjenja më 30 qershor në Amesbury, më pak se 20 kilometra nga Salisbury, vend ku ishin helmuar Skripalët në muajin mars. 45 vjeçari vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital.
-
Putini autorizoi sulmin me agjent nervor, sipas raportit britanik
-
Helmimi i Navalnyt, test për Perëndimin
-
Publikohen video të reja të sulmuesve të dyshuar të Skripalëve
-
Policia britanike ka zbuluar identitetin e personit të tretë të përfshirë në Rastin Skripal
-
May: Të dyshuarit për helmimin e Skripal ishin agjentë rusë