Një 6-vjeçar afgan i cili ishte evakuuar nga Kabuli në Poloni, ka vdekur pasi kishte ngrënë kërpudha të egra, në qendrën e migrimit ku familja e tij po qëndronte.
Një ditë më parë, për të njëjtën arsye ka vdekur edhe vëllai i tij 5-vjeçar.
Vëllezërit ishin dërguar në Qendrën e Shëndetit të Fëmijëve në Varshavë të Polonisë, në gjendje të rëndë shëndetësore, me dështim të veshkave si pasojë e ngrënies së kërpudhave helmuese.
Vëllait 6-vjeçar i ishte bërë edhe transplanti i veshkës të martën, në përpjekje për të shpëtuar jetën e tij, mirëpo edhe pse operacioni ishte konsideruar i suksesshëm, gjendja e tij u përkeqësua në 48 orët e fundit.
Ndërkohë, vëllai i tij 5-vjeçar kishte pësuar dëmtime të rënda në tru, dhe për këtë arsye ishte e pamundur që t’i bëhej transplanti i veshkës.
Raportohet se një vajzë 17-vjeçare nga e njëjta familje, e cila kishte ngrënë po ashtu kërpudha helmuese, është rikuperuar dhe tashmë është lëshuar nga spitali.
Familja të cilës i ndodhi tragjedia duke i vdekur dy djemtë e mitur, ishte në mesin e 1,024 qytetarëve afganë të cilët kishin punuar me forcat e NATO-s në Afganistan, ndërkohë që janë evakuuar nga ushtria polake.
Edhe
Familja afgane në Poloni përgatiti supë me kërpudha, vdes djali 5-vjeçar
Disa media kanë raportuar se familja kishte ngrënë kërpudhat pasi ishin të uritur, mirëpo qendra e migrimit ka deklaruar se secila familje në këtë qendër ka pranuar tri vakte me ushqim në ditë.
Polonia ka 12,000 lloje të kërpudhave dhe më shumë se 250 prej tyre janë helmuese, disa prej të cilave mund të çojnë në fatalitet.
bot