As më 6 janar nuk është arritur ndonjë pikë kyçe në Uashington, teksa negociatorët kongresionalë dhe zyrtarët e administratës kanë bërë përpjekje për të arritur ndonjë marrëveshje, ashtu që t’i japin fund mbylljes së Qeverisë amerikane.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka vazhduar të kërkojë 5.6 miliardë dollarë për murin që do të ndante Shtetet e Bashkuara me Meksikën.
Presidenti amerikan e ka arsyetuar këtë projekt si ndalesë për imigrimin ilegal dhe trafikimin e drogës.
Demokratët, që kanë fituar Dhomën e Përfaqësuesve kundërshtojnë ashpër ndërtimin e murit, duke thënë se është metodë e pamoralshme për t’u përballur me imigrimin dhe çështjet e drogës.
Derisa mbyllja e Qeverisë ka hyrë në javën e tretë, udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se ajo synon të miratojë projektligje individuale për të hapur disa agjenci, duke nisur nga Departamenti i Thesarit.
Edhe
Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, më e gjata në histori
Mirëpo pavarësisht miratimit të projektligjeve nga demokratët, ato patjetër duhet të miratohen edhe nga Senati i kontrolluar prej republikanëve.
Meqë pakënaqësitë për murin janë shpërfaqur edhe në mesin e disa republikanëve, Trump ka thënë se shpreson në zhvillimin e “bisedimeve serioze” më 7,8, dhe 9 janar, ndonëse ka treguar se nuk do të heqë dorë nga fondet për murin. /REL
-
Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e financimit për të rihapur qeverinë
-
Trumpi nënshkruan projektligjin që i jep fund mbylljes së qeverisë
-
Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë
-
Senati amerikan miraton projektligjin që pritet t’i japë fund mbylljes historike të qeverisë