Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë sot ka vazhduar seanca gjyqësore për planifikimin e sulmeve terroriste në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Në gjykimin e sotëm do të mbahet seanca dëgjimore e shtetasit serb Aleksandar Sasha Singjeliq, dëshmitari bashkëpunëtor kyç në këtë proces, i cili në opinionin malazez është i njohur si "Gjykimi i shekullit".
Gjykimi filloi pak pas orës nëntë dhe u shoqërua me masa të larta sigurie në gjykatë, si dhe në hapësirën përpara gjykatës. Nga orët e para të mëngjesit rreth Gjykatës së Lartë, vërehet prania e një numri të madh të policëve dhe inspektorëve civilë.
Dëshmitari bashkëpunëtor Aleksandar Sasha Singjeliq është dëshmitari kryesor i Prokurorisë Speciale. Ai sot do t'i përgjigjet pyetjeve të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurve.
Në gjykimin e sotëm marrin pjesë edhe udhëheqësit e Frontit Demokratik Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq, si dhe të akuzuarit në këtë rast, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim në Spuzh.
Ata janë ish-komandantët e xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiç, Milan Dushiç, Dragan Maksiç dhe Srboljub Gjorgjeviç. Kristina Hristiç, Branka Miliç dhe Mihailo Çagjenoviç, të cilët mbrohen në liri, janë gjithashtu të pranishëm.
Edhe
Ka përfunduar procesi gjyqësor për grushtshtetin në Mal të Zi, vendimet më 9 maj
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale janë përfshirë edhe dy shtetas rus Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, si dhe shtetasit serbë Milosh Jovanoviç, Nemanja Ristiç dhe Predrag Bogiçeviç. Deri më sot, Serbia nuk e ka ekstraduar Ristiçin dhe Bogiçeviçin në Mal të Zi, përkundër kërkesave për ekstradim nga autoritetet gjyqësore malazeze.
Sipas padisë, më 16 tetor 2016, u parandalua tentimi i grusht shtetit në Malin e Zi. Sipas prokurorit Milivoje Kantiç, në natën e zgjedhjeve parlamentare ishin planifikuar hyrja në Kuvend si dhe arrestimi dhe likuidimi i ish-kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç.
-
Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin "Banjska", mungoi dëshmitari
-
Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në Mal të Zi
-
Gjykata sot shpall vendimet për të akuzuarit e përpjekjes për puç në Mal të Zi
-
Dëshmia e serbit nga Kosova për tentim-puçin në Mal të Zi shkakton reagime në Gjykatë