Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë të shtënat në SHBA, gjashtë të vdekur në Mississippi

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në një seri të shtënash në shtetin amerikan të Mississippit të premten, ka konfirmuar policia, shkruan BBC.

Të gjithë viktimat ishin në afërsi të njëri-tjetrit në qytetin e vogël të Arkabutla, rreth 72 km në jug të Memphisit.

Tre viktima u gjetën të vdekur brenda dy shtëpive, ndërsa të tjerët u gjetën brenda një dyqani, në një veturë dhe në një rrugë.

I dyshuari është arrestuar.

Byroja shtetërore e hetimit po ndihmon policinë lokale për hetimin.

Burri besohet se ka vepruar i vetëm, megjithëse motivi nuk dihet ende.

Edhe Një burrë në SHBA vret ish-bashkëshorten dhe pesë të tjerë Botë Një burrë në SHBA vret ish-bashkëshorten dhe pesë të tjerë

“Unë do të siguroj që burimet e plota të shtetit të jenë në dispozicion të zbatimit të ligjit ndërsa ne vazhdojmë të hetojmë situatën”, ka thënë guvernatori i Mississippit, Tate Reeves.

Arkabutla ka 300 banorë, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2020.

Incidenti i së premtes shënon të shtënat e 73-ta masive që nga fillimi i vitit në SHBA, sipas bazës së të dhënave kërkimore jofitimprurëse të Arkivit të Dhunës me Armë (GVA). GVA përkufizon një të shtënë si masive kur katër ose më shumë persona janë plagosur ose vrarë.