Me maska dhe flamuj të zinj, por duke mbajtur distancë nga njëri-tjetri, mijëra izraelitë kanë protestuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Kryeministri do të gjykohet për tri akuza për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit, por në ditët e fundit ka biseduar me rivalin e tij politik, Benny Gantz, që të formojë qeverinë e re, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rast se janë të suksesshme këto bisedime, atëherë do t’i jepet fund krizës politike pas tri parë zgjedhjeve të mbajtura brenda një periudhe një-vjeçare.
Izraelitët protestues i kanë bërë thirrje partisë së Gantzit që të refuzojë qeverisjen me kryeministrin e akuzuar për korrupsion.
Ish-gjenerali ka bërë fushatë për qeveri të pastër, por ka thënë se kriza me koronavirusin e ka detyruar t’ia kthejë shpinën këtij premtimi.