Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka vazhduar protestat për, siç pretendojnë ata, vjedhjen e votave në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.
Protesta ka filluar nga ora 18:00.
Protestuesit kanë shkuar para objektit të Radio Televizionit të Serbisë, duke kërkuar të raportojnë për “vjedhjet e dëshmuara të zgjedhjeve dhe shkeljen e vullnetit të popullit”.
Që kur kanë përfunduar zgjedhjet, koalicioni opozitar serb ka protestuar vazhdimisht.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi që u mbajtën më 18 dhjetor, partia e Aleksandar Vuçiqit fitoi bindshëm. Mirëpo, zgjedhjet janë konsideruar me plot parregullsi nga shtetet perëndimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Beograd protesta për anulimin e zgjedhjeve
-
Vuçiq refuzon thirrjet për hetim ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhje
-
Mijëra protestues në Beograd kërkojnë anulimin e zgjedhjeve
-
Kaos para Kuvendit të Serbisë, protestuesit tentojnë të futen brenda
-
Disa serbë protestojnë para Zyrës së Kosovës në Beograd, kërkojnë anulim të marrëveshjeve