Botë

Varrmihësit e priftërinjtë, “ambasadorë të vaksinimit”

Në komunitetin ultra-ortodoks skeptik shkencor, rabinët e besueshëm po përpiqen të ndryshojnë mendje. Kurse në Afrikën Jugore sipërmarrësit po dalin në rrugë për të përhapur fjalën. Mesazhi i varrmihësve: “Po varrosim shumë njerëz”. Një vit pasi vaksina kundër COVID-19 u bë e disponueshme, fushatat tradicionale që promovojnë vaksinimin shpesh nuk merren parasysh

Në Gjermani, pastorët luterianë po ofrojnë doza të vaksinave për COVID-19 brenda kishave. Në komunitetin ultra-ortodoks skeptik shkencor, rabinët e besueshëm po përpiqen të ndryshojnë mendje. Kurse në Afrikën Jugore sipërmarrësit po dalin në rrugë për të përhapur fjalën.

Mesazhi i varrmihësve: “Po varrosim shumë njerëz”.
Një vit pasi vaksina kundër COVID-19 u bë e disponueshme, fushatat tradicionale që promovojnë vaksinimin shpesh nuk merren parasysh. Kështu që, një numër jokonvencional njerëzish i është bashkuar përpjekjes.

Image

Vaksinim në faltore

Ata po hapin faltore dhe po shkojnë derë më derë e fshat më fshat, duke reklamuar përfitimet e vaksinave e ndonjëherë edhe ofrojnë vaksinim në çast.

Teksa shpërthimi po zvarritet në vitin e tretë, me numrin global të vdekjeve në 5.4 milionë, nxitësit e vaksinës janë kundër frikës, mosbesimit, mosbindjes dhe njerëzve që thjesht kanë shqetësime më të mëdha se COVID-19.

Në një ditë dhjetori, një autokolonë makinash me sirena që vajtonin u ngjitën me makinë drejt një qendre tregtare në qytezën Soveto të Johanesburgut.

“Vaksinohuni, vaksinohuni!” - thërriste Vuyo Mabindisi nga shërbimet funerale Vuyo teksa shpërndante broshura se si të shmanget COVID-19. “Nuk dëshirojmë t’ju shohim në zyrat tona”.

Disa nga njerëzit reagonin me kuriozitet e pyetje, derisa disa të tjerë vazhdonin pazaret e tyre.

Me një popullsi prej 60 milionë banorësh, Afrika Jugore ka raportuar më shumë se 3 milionë raste me COVID-19, përfshirë më shumë se 90.000 vdekje. Këto janë shifrat më të mëdha në Afrikë. Vetëm 40% e popullsisë së rritur në Afrikën e Jugut është plotësisht e vaksinuar, e kjo është një ndër nivelet më të mira në kontinent. Pas një fillimi të vështirë, tash vaksinat janë të bollshme.

Thabo Teffo, punonjësi bankar 32-vjeçar, ishte në mesin e atyre që po kërkonin dozë vaksinimi në kishën e Sowetos.

Teffo ka pohuar se në fillim kishte qenë dyshues, por pas presionit të prindërve të tij dhe dy motrave të vaksinuara, pas edhe një frike shëndetësore që pati, që si konkluzion nuk ishte COVID-19, ai ka vendosur të vaksinohet.

“Kjo më inkurajoi të vaksinohem për të qenë më i qetë me veten dhe për ta mbrojtur familjen time”, ka thënë ai.

Image

Ndikimi në komunitet

Rupali Limaye, shkencëtar i cili studion hezitimin global të vaksinimit në shkollën e shëndetit publik “Johns Hopkins Bloomberg”, ka thënë se përpjekjet në nivel komuniteti mund të rezonojnë më shumë se fushatat jopersonale të medias.

Pastori gjerman, Christoph Herbst, beson që dhënia e vaksinës në ambiente që janë më familjare sesa mjediset mjekësore mund të ndihmojë goxha. Kjo është arsyeja pse ai dhe shumë pastorë të tjerë në rajonin e Sakosni kanë kontaktuar më grupin e ndihmës mjekësore për të ofruar vaksinim brenda kishave të tyre, pavarësisht protestave të dhunshme ndonjëherë, në javët e fundit.

Disa nga pastorët janë kritikuar, madje edhe janë kërcënuar.

“Besojmë se kemi përgjegjësi që shkon përtej nesh”, ka theksuar Herbst nga kisha Shën Pjetri në lindje të qytetit Chemnitz. “Nuk jemi mjekë e as profesionistë. Mirëpo kemi hapësirë dhe vullnetarë që mund të organizojnë diçka të tillë”.

Herbst hapi dyert e punuara nga hekuri të kishës në ditën e fundit të vaksinimit dhe psherëtiu me lehtësim kur pa vargun e gjatë të njerëzve që po prisnin në të ftohtë.

Pensionistja Hannelore Hilbert dhe bashkëshorti i saj kishin ardhur për të marrë një dozë përforcuese në kohë të pushimeve.

“Kërshëndellat e vitit të kaluar ishin vërtet të trishta. Ishim krejtësisht vetëm”, ka treguar 70-vjeçarja Hilbert, e cila këtë vit po tenton të festojë të paktën me njërin nga pesë nipërit e saj fizikisht – jo në Skype sikur vitin e kaluar.

Image

Paralajmërimi shkencor

Perëndimi e ka dëshmuar që vaksinat janë jashtëzakonisht të sigurta dhe efektive në parandalimin e përgjithshëm të vdekjeve dhe hospitalizimeve nga COVID-19, kurse ekspertët kanë thënë se kjo duket që është e vërtetë edhe në mes të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se shkalla e ulët e vaksinimit po i jep virusit më shumë mundësi të krijojë variante të reja.

Saksonia ka shkallën më të ulët të vaksinimit në Gjermani dhe shifrat më të larta me raste të COVID-19.

Herbst ka thënë se shumë kundërshtues janë të shqetësuar për efektet anësore, mendojnë se janë nën presion të lartë të autoriteteve, ose kundërshtojnë çdo masë të mbështetur nga qeveria. Disa ndihen të diskriminuar si gjermano-lindorët, për shkak se jo të gjitha shpresat e tyre janë përmbushur 30 vjet pas rënies së komunizmit.

“Është me rëndësi të kemi një hapësirë ku dëgjojmë njëri-tjetrin pa u dënuar menjëherë”, ka thënë Herbst.

Aktivisti i komunitetit të Çikagos, Caesar Thompson, përdor të njëjtën qasje teksa troket derë më derë në lagjet e komunitetit me ngjyrë të goditur fort nga virusi.

44-vjeçari Thompson është një “ambasador i vaksinimit” i regjistruar nga autoritet e shëndetit në qytet. Ai tha se ideja nuk është që ai të forcohet a të shahet. Në vend të kësaj , ai ka thënë se ai ofron informacione, u përgjigjet pyetjeve dhe u bën të ditur njerëzve se ku mund të regjistrohen për t’i marrë vaksinat diku afër shtëpisë së tyre.

Thompson ka pohuar se i ka kryer punë shumë të jetë “thjesht një djalë në rrugë”. “Ju madje mund të më njihni nëse jetoni në lagjen time”, ka thënë ai.

Akuzat për presion

Në komunitetet që ai synon, koronavirusi nuk është shpesh i vetmi shqetësim, ka shpjeguar Thompson. Për njerëzit në lagjet e mbushura me krime, ku ka mungesë pune dhe sigurim shëndetësor dhe ku luftojnë t’i ushqejnë familjet, “COVID-i është në fund të listës për ata”, ka vënë në dukje ai.

Në Woming konservatore, vaksina mund të jetë e vështirë për t’u shitur. Komisionarët në Campbell kanë votuar kundër dollarëve federalë për një kampanjë edukimi rreth vaksinimit, duke u shqetësuar se kjo do të kishte një mandat. Shkalla e vaksinimit në vend është 27%.

23-vjeçarja Gabby Watson nga Gillette ka thënë se ajo nuk e ka ndërmend të vaksinohet ngaqë “jam shumë e shëndetshme dhe kujdesem për veten. Nuk mund të je rrezik i lartë për COVID. Për mua nuk është e arsyeshme që të vaksinohem”.

Ajo ka treguar se Qeveria e SHBA-së po bën shumë presion për t’i marrë vaksinat.

“Ata po i largojnë njerëzit më shumë dhe po krijojnë më shumë dyshime. “Çfarë dreqin po përpiqesh të bësh me trupin tim? Çka do të bësh me lirinë time?” - ka thënë Watson. “As ky nuk është një drejtim i mirë”.

Dyshimi ndaj autoriteteve laike është i shfrenuar në komunitetin izraelit të hebrenjve ultra-ortodoksë. Ata shmangin shumë gracka të jetës moderne, duke ndjekur një interpretim të rreptë të judaizmit dhe mbështetën të rabinët për shumë vendime në jetë. Teksa disa rabinë kanë inkurajuar vaksinimin, disa të tjerë kanë pasur një qasje më pak agresive.

Ultra-ortodoksët kanë disa nga shkallët më të ulëta të vaksinimit në Izrael dhe janë goditur rëndë nga pandemia.

“Ofensiva” izraelite

Tani, përballë Omicronit, zyrtarët e Izraelit “po marrin ofensivë”, ka thënë Avraham Rubinstein, kryebashkiaku i Bnei Brak, qyteti më i madh ultra-ortodoks i vendit. Ata po vendosin klinika të lëvizshme vaksinimi dhe po rekrutojnë rabinë të shquar në komunitet.

Yossi Levy, një hebre ultra-ortodoks 45 vjeç, i shëruar nga virusi në fillim të këtij viti, ashtu si edhe tetë fëmijët dhe gruaja e tij. Ai ka rezervuar dhe anuluar vazhdimisht terminët për vaksinim kundër COVID-19.

“Nuk është diçka e ngutshme. Nuk jam kundër kësaj. Është thjesht dembelizëm”, ka treguar Levy.

Teksa dozat e vaksinimit të Izraelit për dozën e dytë në mesin e popullatës së përgjithshme lëvizin rreth 63% dhe përforcuesit në 45%, në komunitetin ultra-ortodoks numrat janë sa gjysma e kësaj.

Ultra-ortodoksët – 13% e popullsisë së Izraelit – priren të jetojnë në lagje të stërmbushura, me familje të mëdha në apartamente të vogla, ku sëmundja mund të përhapet shpejt. Sinagogat, pjesa qendrore e jetës shoqërore, i bashkojnë burrat në hapësira të vogla. Gjithashtu, gjysma e kësaj popullsie është nën moshën 16 vjeç dhe vetëm kohët e fundit u kualifikua për vaksinim.

Gilad Malach, i cili e drejton programin ultra-ortodoks në një institut kërkimi në Jerusalem, ka sqaruar se ekziston një “frikë e dyfishtë: frika nga shteti dhe frika nga shkenca. Nuk ka asnjë besim bazë në këto subjekte”.