Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Varrezat masive në Srebrenicë

Sot po shënohet 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 myslimanë. Në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë do të varrosen mbetjet e 33 viktimave të masakrës, të gjetura në disa varre masive gjatë vitit të fundit.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Mbetjet e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u gjetën në 536 lokacione, nga të cilat 80 janë varreza masive, 37 janë parësore e 39 dytësore, raporton rel.

Image
Artikuj të ngjashëm