Aeroplani i organizatës humanitare gjermane “Sea-Watch”, ka filmuar një varkë në rrezik në Mesdheun qendror me qindra njerëz në bord.
Organizata ka njoftuar se avioni i tyre ka gjetur 19 varka të rrezikuara Mesdhe.
Është regjistruar edhe një telefonatë nga një varkë me 400 persona në ankth, të cilët ishin nisur nga Tobruku i Libisë.
Avioni gjerman i OJQ-së filmoi gjithashtu dy anije tregtare që lundronin në afërsi të varkës së peshkimit. Sipas Sea-Watch, dy anijet tregtare u urdhëruan nga Malta që të mos kryenin një operacion shpëtimi, por vetëm të furnizonin varkën me karburant.
Pas alarmit, avioni ka gjetur varkën e peshkimit duke lundruar në kushte të pasigurta dhe të mbipopulluar me emigrantë.
Në një tjetër incident, të paktën dy emigrantë vdiqën dhe rreth 20 të tjerë u zhdukën pasi varka e tyre u mbyt në Mesdhe midis Tunizisë dhe Italisë. Sipas shifrave të ministrisë së Brendshme, mbi 14 mijë emigrantë kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit – gati tri herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Italia po mundohet të shpëtojë 1200 emigrantë të cilët po udhëtojnë me dy varka peshkimi
-
Të paktën 18 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Detin Mesdhe
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë
-
Mbi 60 migrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke pranë brigjeve të Jemenit