Një mutacion i ri i COVID-19, i cili u zbulua për herë të parë në Nigeri, është gjetur në Britaninë e Madhe.
Simon Clarke, një profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Reading, paralajmëroi se ky lloj mund të jetë rezistent ndaj vaksinave aktuale.
Studiuesit e Universitetit të Edinburgut kanë gjetur 32 raste të variantit B1525 në Britani, raporton Dailymail.
Ekspertët në universitet thonë se ky tip i ri përmban mutacionin E484K në proteinë spike.
Ky mutacion është gjetur në variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit dhe besohet se ndihmon virusin për t’i shmangur antitrupat.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Francë dyshohet për një variant të ri të COVID-19
-
Dy raste me variantin e ri të COVID-19 janë zbuluar në Britani
-
Një rast me variantin e ri identifikohet në Izrael
-
Shkencëtarët paralajmërojnë për një variant të ri të COVID-19, me më shumë mutacione
-
Shtohen telashet, një variant tjetër i koronavirusit zbulohet në Nigeri