Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vajza tetëvjeçare rrihet për vdekje pasi liroi papagajtë

Një vajzë tetëvjeçare, e punësuar ilegalisht si shërbëtore, është rrahur për vdekje nga punëdhënësit në Rawalpindi të Pakistanit, pasi kishte liruar papagajtë, ka njoftuar policia, raporton CNN.

Të dielën, fëmija, me emrin Zohra, kishte hapur kafazin e papagajve për të ushqyer ata, por papagajtë ikën, siç ka njoftuar kreu i policisë së Rawalpindit, Zia Uddin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si ndëshkim, punëdhënësit e Zohras, që drejtonin një biznes të blerjes dhe shitjes së kafshëve, e rrahën atë duke e lënë pa ndjenja, para se ta braktisnin atë te një spital lokal, ku Zohra vdiq të hënën.

Spitali e ka lajmëruar policinë, dhe dy të dyshuar janë arrestuar, ka njoftuar Uddin.

Në një hetim fillestar të policisë, është thënë: “Viktima ishte sjellë në spital dhe ishte ende gjallë. Kishte lëndime në fytyrë, duar, poshtë brinjëve dhe këmbë. Po ashtu kishte lëndime në ije, e dyshohet se është sulmuar seksualisht”.

Policia është lejuar të mbajë në paraburgim të dyshuar për tri ditë derisa të vazhdohen hetimet. Janë dërguar mostrat për ekzaminim forenzik dhe po priten rezultatet. Ndaj tyre nuk do të ngrihet padi derisa të përfundohen hetimet.

Zohra ishte punësuar për t’u përkujdesur për foshnjën e familjes dhe në këmbim ata ofruan t’i paguajnë për shkollimin e saj, ka njoftuar Uddin.