Sitara Wafadar është femër, por e maskuar si mashkull. Ajo jeton në një provincë të Afganistanit dhe punon në fabrikë të tullave. Sipas saj, ajo është e detyruar të jetojë në këtë mënyrë për shkak të zakoneve.
Ajo është 18 vjeçare, dhe jeton në provincën Nangarhar.
“Që nga lindja unë kam veshur rroba të djemve dhe kam punuar me babanë tim në fabrikën e tullave. Jam e detyruar të ndërtojë tulla. Dua të jetoj si një vajzë, por nuk kam zgjidhje sepse duhet t’i ndihmoj babait tim të vjetër”, ka thënë ajo.

Ajo tregon se janë gjashtë motra, ndërsa prindërit e tyre janë rritur me kushte shumë të rënda.
18 vjeçarja jeton në bazë të një tradite që do të thotë “e veshur si djalë”. Kjo e lejon atë të jetojë si mashkull pa u dënuar për këtë akt.
Edhe
Puna e rëndë që po i thyen në kurriz fëmijët afganë
Shumë gra dhe vajza nuk mund të dalin vet në Afganistan.
“Jam e detyruar të vij këtu, por kur kthehem në shtëpi qaj. Kur i shikoj rrobat pyes veten, çfarë jete është kjo”, ka thënë ajo.