Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uzbekistani lidh vdekjet e fëmijëve me shurupin e kollës të Indisë

Ministria e Shëndetësisë e Uzbekistanit ka thënë se 18 fëmijë kanë vdekur pasi kanë pirë një shurup kolli të prodhuar nga prodhuesi indian i barnave “Marion Biotech”.

Ministria tha se testet paraprake treguan se ilaçi përmbante etilen glikol, një substancë toksike, raportoi BBC.

Fëmijëve iu dha shurupi Dok-1 Max pa recetën e mjekut, tha ajo.

Sasia që ata konsumuan gjithashtu tejkalonte dozën standarde për fëmijët.

Pretendimi nga Uzbekistani vjen disa javë pasi Gambia gjithashtu lidhi vdekjet e fëmijëve me shurupet e kollës të prodhuara nga një firmë tjetër indiane.

Edhe “Doza vdekjeprurëse”: Obsesioni i indianëve me shurupin e kollës Botë “Doza vdekjeprurëse”: Obsesioni i indianëve me shurupin e kollës

India prodhon një të tretën e barnave në botë, kryesisht në formën e barnave gjenerike.

Vendi, shtëpia e disa prej kompanive farmaceutike me rritje më të shpejtë, njihet si "farmacia e botës" dhe plotëson shumë nga nevojat mjekësore të vendeve në zhvillim.