Një fotografi satelitore e marrë të martën dhe e analizuar nga Associated Press, tregoi dëme të konsiderueshme. Një krater masiv ishte krijuar pikërisht aty ku dikur qëndronte një strukturë e madhe si magazinë në qytet
Autoritetet ukrainase kanë thënë të martën se forcat e tyre shënjestruan depon e municioneve ruse në jug të Ukrainës gjatë natës, duke rezultuar në një shpërthim masiv.
Komanda jugore e ushtrisë ukrainase, tha se një sulm me raketë kishte në shënjestër depon në Nova Kakhovka, të kontrolluar nga Rusia, rreth 55 kilometra në lindje të qytetit port të Detit të Zi, Kherson, i cili gjithashtu është i pushtuar nga forcat ruse.
Saktësia e sulmit sugjeroi që forcat ukrainase të përdornin sistemet raketore të artilerisë së lartë, ose HIMARS, të furnizuara nga SHBA-ja për të goditur zonën. Ukraina tregoi ditët e fundit se mund të nisë një kundërofensivë për ta rimarrë territorin në jug të vendit, derisa Rusia po i pushton burimet për të kapur të gjithë rajonin lindor të Donbasit.
Agjencia ruse e lajmeve, Tass, ofroi një rrëfim të ndryshëm për shpërthimin në Nova Kakhovka, duke thënë se një depo e plehrave minerale shpërtheu dhe se një treg, spital dhe shtëpi u dëmtuan nga sulmi. Disa nga përbërësit e plehrave mund të përdoren për municion.
Dëmet e konsiderueshme
Edhe
Të paktën tre të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
Një fotografi satelitore e marrë të martën dhe e analizuar nga Associated Press tregoi dëme të konsiderueshme. Një krater masiv qëndronte pikërisht aty ku dikur qëndronte një strukturë e madhe si magazinë në qytet. Ukraina tani ka tetë nga sistemet HIMAR, një raketë lëshuese të montuar në kamion me saktësi të lartë dhe Uashingtoni ka premtuar të dërgojë katër të tjerë.
Diku tjetër në Ukrainë, bombardimet ruse gjatë 24 orëve të fundit vranë të paktën 16 civilë dhe plagosën 48 të tjerë, tha Zyra presidenciale e Ukrainës, në përditësimin e saj të mëngjesit të së martës. Qytetet dhe qytezat në pesë rajone juglindore u vunë nën zjarrin rus, tha zyra.
Nëntë civilë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në provincën Donetsk, e cila përbën gjysmën e Donbasit. Sulmet me raketa ruse kishin në shënjestër qytetet Sloviansk dhe Toretsk, ku u godit një kopsht fëmijësh, tha Zyra presidenciale.
Ushtria britanike tha të martën se Rusia po vazhdonte të bënte "fitime të vogla, në rritje" në Donetsk, ku luftimet e ashpra e çuan guvernatorin e provincës javën e kaluar që të nxiste 350.000 banorët e saj të mbetur të lëviznin në vende më të sigurta, në Ukrainën perëndimore.
Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse që goditi një ndërtesë apartamentesh në Donetsk, të shtunën u rrit në 38, thanë zyrtarët ukrainas të martën pasdite. Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha në mediat sociale më herët, gjatë ditës, se nëntë persona të plagosur u shpëtuan nga ndërtesa në Chasiv Yar.

Megjithatë, shumë në Donbas, një rajon industrial në Ukrainën lindore, i përbërë nga provincat Donetsk dhe Luhansk, refuzojnë, ose nuk janë në gjendje, të ikin, pavarësisht se dhjetëra civilë vriten dhe plagosen çdo javë.
Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe rajoni përreth tij, sulmet ruse goditën ndërtesat e banimit, duke vrarë katër civilë dhe duke plagosur nëntë, thanë zyrtarët ukrainas.
"Rusët vazhdojnë taktikat e tyre të frikësimit të popullatës paqësore të rajonit të Kharkivit", shkroi guvernatori i Kharkivit, Oleh Syniehubov, të martën në Telegram.
Sulmet ruse
Autoritetet ukrainase thanë gjithashtu se zjarri rus goditi qytetin jugor të Mykolaivit, të martën në mëngjes, duke goditur ndërtesat e banimit. Dymbëdhjetë persona u plagosën si rezultat i bombardimeve ruse, me disa nga raketat që goditën dy objekte mjekësore, tha guvernatori rajonal, Vitaliy Kim, në Telegram.
Edhe
Ukraina dhe Rusia sulmojnë njëra-tjetrën, goditet një depo e naftës
Sirenat e sulmit ajror ranë të martën në qytetin perëndimor të Lvivit, sirenat e para të ditës atje, në më shumë se një javë, dhe në zona të tjera të Ukrainës, derisa forcat ruse vazhduan të bëjnë përparime.
Në Luhanskun lindor, "luftimet vazhdojnë pranë fshatrave", në kufirin administrativ me fqinjin Donetsk, tha të martën për Associated Press guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai.
“Ushtria ruse djeg gjithçka në rrugën e saj. Breshëria e artilerisë nuk ndalet dhe ndonjëherë vazhdon për katër deri në gjashtë orë në fund", tha Haidai.
Konferenca e inteligjencës, e Ministrisë së Mbrojtjes britanike, tha se Rusia kishte pushtuar qytetin ukrainas Hryhorivka dhe vazhdoi të shtyjë drejt qyteteve të provincës Donetsk, Kramatorsk dhe Sloviansk.
“Forcat ruse ka të ngjarë të mbajnë presion ushtarak mbi forcat ukrainase ndërsa rigrupohen dhe rindërtohen për ofensiva të mëtejshme në të ardhmen e afërt”, thuhet në njoftimin e Inteligjencës.
Megjithatë, Rusia mund të jetë duke u mbështetur më shumë në kontraktorët privatë ushtarakë, si Grupi Wagner, për të shmangur një mobilizim të përgjithshëm, tha ministria britanike. Zyrtarët perëndimorë e kanë akuzuar Wagnerin për përdorimin e mercenarëve për të luftuar në Afrikë dhe gjetkë.
Putini në Iran
Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta vizitojë Iranin javën e ardhshme. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putini do të udhëtojë për në Teheran të martën e ardhshme, për të marrë pjesë në një takim trepalësh me liderët e Iranit dhe Turqisë, një format për bisedimet lidhur me Sirinë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, u tha gazetarëve të hënën se Rusia po kërkonte qindra dronë vëzhgimi nga Irani, përfshirë ata të aftë për armë, për përdorim në Ukrainë.
Përfaqësuesit ushtarakë rusë dhe ata turq planifikojnë të takohen në Stamboll të mërkurën për të diskutuar transportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse. Pyotr Ilyichyov, kreu i Departamentit të ministrisë për organizatat ndërkombëtare, i tha agjencisë ruse të lajmeve Interfax se "përfaqësuesit e Ukrainës, si dhe zyrtarët e OKB-së në rolin e vëzhguesve" gjithashtu pritet të marrin pjesë në bisedime. Ilyichyov përsëriti se Moska ishte e gatshme "të ndihmonte në sigurimin e lundrimit të anijeve të huaja tregtare për eksportin e grurit ukrainas".
Edhe
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
Ministri gjerman i drejtësisë tha se hetimi i krimeve të luftës në Ukrainë ka të ngjarë të marrë "shumë vjet", por ai ishte i bindur se përfundimisht ato do të jenë të suksesshme. Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, tha se "ndoshta do të ketë qindra mijëra, ndoshta edhe miliona prova që duhet të analizohen, dokumentohen dhe vlerësohen". Zyra e prokurorit federal gjerman, tha në fillim të marsit se kishte filluar të shqyrtonte krimet e mundshme të luftës të kryera nga forcat ruse në Ukrainë. Buschmann foli të martën në Pragë, ku ai dhe homologët e tij të Bashkimit Evropian po takoheshin./AP
Përktheu: Forca Jashari