Forcat izraelite të armatosura me makineri, kanë shkatërruar katër shtëpitë e sulmuesve palestinezë që janë akuzuar për vrasjen e një ushtari izraelit.
Ushtria izraelite shkatërroi shtëpitë në qytetin Hebron, në Bregun Perëndimor, ndërsa në njoftim, kjo ushtri tha se ishin në ndjekje të personave që therën për vdekje pjesëtarin e tyre.
Trupi i ushtarit u gjet më 8 gusht në veri të qytetit Hebron dhe, pas sulmit, vrasësit e tij janë arrestuar nga Policia Kufitare e Izraelit, raporton Reuters, transmeton KTV. Palestinezët kanë dënuar sulmin, duke thënë se është hakmarrje tipike e izraelitëve.
Shkatërrimi i shtëpive u bë pasi Gjykata Supreme e Izraelit refuzoi peticionin e palestinezëve kundër shkatërrimit të tyre.
-
Izraeli shkatërron shtëpinë e sulmuesit të dyshuar në Bregun e pushtuar Perëndimor
-
Vrasja e palestinezit, shembja e shtëpisë nga Izraeli thellon konfliktin në Bregun Perëndimor
-
Izraeli shemb shtëpitë në Bregun Perëndimor pas sulmit
-
Nëntë persona vriten pas sulmeve izraelite, përfshirë ushtarakë
-
Të paktën 14 të vrarë nga sulmet e Izraelit mbi Liban