Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria e Kuvajtit lejon gratë në role luftarake, por pa armë

Gratë në Kuvajt janë të inatosura pasi ushtria që lejoi që gratë ushtare të shërbejnë në role luftarake, ka vendosur se atyre do t’u duhet leja e kujdestarit burrë dhe janë ndaluar që të mbajnë armë, raporton The Guardian. 

Aktivitët e kanë përshkruar këtë vendim si “një hap para, dy prapa”, pasi Ministria e Mbrojtjes vendosi po ashtu që gratë në forcat e armatosura, ndryshe nga civilët, duhet të mbajnë mbulesë në kokë.

“Nuk e di pse janë këto ndalime për t’iu bashkuar ushtrisë”, ka thënë Ghadeer al-Khashti, anëtare e Shoqatës së Futbollit në Kuvajt.

Ajo ka thënë se e ëma e saj kishte ndihmuar rezistencën kur diktatori i Irakut Saddam Husseini pushtoi Kuvajtin më 1990 dhe e okupoi për 7 muaj para se të hiqej nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja.

Ministria në tetor vendosi t’i lejojë gratë në role luftarake, por më pas vendosi ndalimet.