Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, gjenerali Vladimir Padrino deklaroi sot se vetëshpallja e shefit të Parlamentit, Juan Guaido si president i përkohshëm, është një grusht-shteti në zhvillim.
“Njoftoj popullin venezuelas se një grusht-shteti është përgatitur kundër institucioneve, kundër demokracisë, kundër Kushtetutës tonë, kundër presidentit Nicolas Maduro, presidenti jonë i ligjshëm”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp i rrethuar nga anëtarët e komandës së lartë ushtarake, shkruan ATSH.
Juan Guaido, presidenti i Parlamentit venezuelas, që kontrollohet nga opozita, u vetëshpall dje president në detyrë të vendit para mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas.
Gati të gjitha vendet e Amerikës Latine dhe asaj Veriore kanë njohur Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës.
-
Maduro thotë se ka mposhtur ‘tentim puçin ushtarak’ të Guaidos në Venezuelë
-
Guaido thotë se ka nisur “faza finale” kundër pushtetit të Maduros
-
Guaido rikthehet në Venezuelë, bën thirrje për protesta masive
-
Lideri i përkohshëm i Venezuelës, Guaido, mbështetet edhe nga fqinjët rajonalë
-
Lideri opozitar në Venezuelë vetëshpallet president, Trumpi e njeh menjëherë