Moska e ndihmoi Venezuelën në krijimin e një kriptomonedhe, i fali një borxh prej 35 milionë dollarësh Kubës dhe drejton një kompleks të teknologjisë së lartë kundër narkotikëve në Nikaragua që shumë besojnë se është një plazh i fshehtë për spiunim
Ishte një lojë klasike ruse që i ngjante Luftës së Ftohtë.
Menjëherë pas hyrjes në shërbim më 2019, anija luftarake më e avancuara e Rusisë e njohur si “Admiral Gorshkov” bëri një turne në Karaibe, duke qenë e pajisur me raketa lundrimi, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë të tjera. Por kur kjo anije lundroi në portin e Havanës, u shoqërua me një varkë shpëtimi ruse, e cila ishte shenjë që Moska dyshonte në fuqinë e anijes. Kjo vizitë nuk ishte asgjë më shumë se një përpjekje e dobët për të vendosur trupa.
Rusia po provokon sërish me tensionet në rritje në Ukrainë, duke lënë të kuptohet se refuzimi i SHBA-së për t’iu kushtuar vëmendje kërkesave të saj mund të nxisë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak me aleatët në Amerikën Latine. Ditëve të fundit, disa zyrtarë rusë kanë paralajmëruar se Moska mund të vendosë trupa ose mjete ushtarake në Kubë dhe Venezuelë nëse SHBA-ja dhe NATO-ja insistojnë të ndërhyjnë në kufirin e Rusisë.
Në anën tjetër, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, hodhi poshtë kërcënimet e Rusisë. Pas grumbullimit masiv të trupave në kufirin e saj me Ukrainën, mundësia e Rusisë për të mobilizuar trupa në hemisferën perëndimore, mijëra milje larg, është e kufizuar si më së miri, thonë ekspertët.
“Këto gjëra nuk mund ta mashtrojnë askënd”, tha Kevin Whitaker, ish-ambasador i SHBA-së në Kolumbi, i cili gjithashtu shërbeu si diplomat në Venezuelë, Nikaragua dhe si kreu i Zyrës së Çështjeve Kubane në Washington. “Nuk është vendosje e trupave, por një shfaqje dhe asgjë më shumë”.
Edhe
Maduro kërkon ndihmë kundër pranisë ushtarake amerikane në Karaibe
Po edhe nëse bisedimet për vendosjen e trupave duken joserioze, ngritja strategjike e Rusisë në Amerikën Latine është reale dhe paraqet kërcënim të sigurisë kombëtare.
Qeveritë autoritare
Në dekadën e kaluar, derisa ndikimi i SHBA-së në rajon është zbehur, Moska dhe kundërshtarët e tjerë të largët, si Kina dhe Irani, kanë forcuar lidhjet me qeveritë autoritare në Nikaragua, Kubë dhe Venezuelë përmes shitjes së armëve, marrëveshjeve financiare dhe përmes angazhimit intensiv diplomatik.
Moska e ndihmoi Venezuelën në krijimin e një kriptomonedhe, i fali një borxh prej 35 milionë dollarësh Kubës dhe drejton një kompleks të teknologjisë së lartë kundër narkotikëve në Nikaragua që shumë besojnë se është një plazh i fshehtë për spiunim.
Herë pas here, Rusia ka treguar një gatishmëri për të përdorur ushtrinë e saj sa herë që është ndier e kërcënuar nga SHBA-ja.
Në vitin 2008, Moska dërgoi dy avionë me aftësi bërthamore “Tu-160” në Venezuelë në kohën e tensioneve me SHBA-në shkaku i luftës së shkurtër të Rusisë me Gjeorgjinë. Ndërsa, në vitin 2018, Rusia dërgoi më shumë “Tu-160” dhe marrëdhëniet me Perëndimin ranë në nivelin më të ulët që nga paslufta e Ftohtë me Ukrainën, dhe ushtria madje la të kuptohej se po konsideronte ngritjen e një baze ajrore në ishullin e vogël La Orchilla, ishull aq i vogël sa aeroplanët ushtarakë nuk do të mundnin të zbarkonin atje.
Edhe në vendet më miqësore me SHBA-në, si Meksika dhe Kolumbia, Rusia është akuzuar për spiunazh ose përfshirje në fushata dezinformuese për të ndikuar në zgjedhjet. Një zyrtar i lartë ushtarak kolumbian udhëtoi kohët e fundit në Washington për t’i informuar zyrtarët amerikanë për përpjekjet ruse për të depërtuar në komunikimet e komandës së lartë ushtarake të vendit, tha një person për “Associated Press”, duke folur anonimisht për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Në mediat sociale, rrjeti televiziv në gjuhën spanjolle i kontrolluar nga shteti rus, ka më shumë se 18 milionë ndjekës në Facebook, 10 herë më shumë se filiali në gjuhën spanjolle i Zërit të Amerikës. Rrjeti televiziv RT gjithashtu tejkalon shumicën e mediave të tjera në spanjisht, përveç CNN-it në gjuhën spanjolle.
Gjithçka është shumë larg ngjasimit të Luftës së Ftohtë, kur Nikita Hrushovi më 1962 vendosi raketa bërthamore në Kubë, derisa Kremlini detektonte lëvizjet e armikut me anë të zërimit në më pak se 100 milje nga Florida dhe qeveria sandiniste që po luftonte krahun e djathtë të Shteteve të Bashkuara në Nikaragua ku po ndërtohej një bazë ajrore për të akomoduar avionët luftarakë sovjetikë.
Fusha ajrore “Punta Huente” e Nikaraguas sot, është gjysmë e braktisur dhe presidenti Vladimir Putin mbylli stacionin e spiunazhit në Kubë dy dekada më parë.
Me rënien e komunizmit në fillim të viteve 1990, Kuba kaloi në depresion të madh urie të njohur si “Periudha e veçantë’. Por me Rusinë tash janë miq. Kohët e fundit, presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, emëroi një konsull në gadishullin e Krimesë, pjesë të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014. Gjithashtu, Putinit i lejohet të rikthejë një pjesë të lavdisë së mëparshme të Rusisë në një rajon i cili prej shumë kohësh është inatosur me politikat ndërhyrëse të Washingtonit në shtetet e tjera.
Presioni i Rusisë
Edhe
Maduro akuzon SHBA-në: Po sajon luftë

Ndërsa, Putini tani kërkon të zmbrapsë NATO-n nga çështja e Ukrainës, ai ka të ngjarë të bëjë të paktën një goditje simbolike ndaj SHBA-së sa i përket sferës së saj të ndikimit, tha Evan Ellis, studiues në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, i cili specializon për ndikimin rus dhe kinez në Amerikën Latine.
"Jam i sigurt se Putini do të shtiret me rezistencën e tij, siç bën gjithnjë, por ai nuk do të bëjë diçka që i kushton shumë para ose që do ta çojë në telashe më të thella si vendosja e armëve bërthamore. Ai e di se ka kufij për ca gjëra”, tha Ellisi.
Aleati më i afërt i Rusisë është Venezuela, e cila ka shpenzuar miliarda gjatë dy dekadave të fundit të sundimit socialist, për të ndërtuar mbrojtjen e saj ajrore me ndihmën e Rusisë –duke filluar nga avionët luftarakë “Sukhoi” dhe helikopterët sulmues e deri te radarët e sofistikuar dhe raketat që mund të mbahen mbi supe.
Një arsenal i tillë i jep Nicolás Maduros një aftësi për të shkaktuar dëme serioze në rast të ndonjë konflikti me Kolumbinë fqinje, aleatin kryesor të SHBA-së në rajon, tha gjenerali Manuel Cristopher Figuera, i cili ishte shefi i spiunazhit të presidentit të Venezuelës derisa u arratis në SHBA më 2019 pas një puçi të dështuar kundër ish-shefit të tij.
“Nuk është marrëdhënie ideologjike, por komerciale. Kjo i siguron Maduros një masë të caktuar mbrojtjeje”, tha Figuera, e cila u trajnua në Kubë dhe në Bjellorusi, shtet aleat i Putinit.

Masat e SHBA-së
Teksa SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë ndërmarrë hapa për t’i izoluar qeveritë e Kubës, Nikaraguas dhe Venezuelës – atë që ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Donald Trumpit, John Bolton, e konsideronte si “trojka e tiranisë” – tani Putini vazhdon ta quajë po të njëjtën mënyrë.
Ditët e fundit, ai ka folur me Maduron, Ortegan dhe Miguel Díaz Canelin e Kubës për të gjetur mënyra për të thelluar bashkëpunimin strategjik. Ai gjithashtu ka dërguar një aeroplan me furnizime mjekësore në Kubë për të ndihmuar luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Megjithëse shprehin mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme të Rusisë, liderët e këtyre vendeve deri më tani kanë qëndruar të heshtur për çështjen e Ukrainës, një shenjë që shfaq hezitimin e tyre për t’u përfshirë në një tjetër sherr gjeopolitik.
“Një nga gjërat që kanë trashëguar latinët nga Lufta e Ftohtë është se ata nuk duan të trajtohen si peng në lojën e dikujt tjetër”, tha Whitaker, ish-ambasador në Kolumbi. “Ajo që po bën Rusia tregon mungesë respekti për sovranitetin e qeverive që supozohet se janë aleatë të tyre”.
Është diçka që edhe besnikët e Putinit kanë filluar ta pranojnë.
“Kuba dhe Venezuela janë vende të afërta për neve, ata janë partnerët tanë”, tha Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në një intervistë për mediat ruse.
Edhe
SHBA-ja e Venezuela në prag të luftës
“Por ne nuk mund të vendosim gjëra atje”, shtoi Medvedev, i cili shërbeu si president rus më 2008-2012, kur Putinit iu desh të kalonte në postin e kryeministrit për shkak të kufizimeve të mandatit. “Nuk mund të flitet për ngritjen e një baze atje, siç ndodhi në kohën sovjetike”.
Përktheu: Leutrime Rekaliu