Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtari rus arrestohet “pas gjashtë muajsh në fshehje”

Një ushtar rus i cili ishte fshehur për gjashtë muaj në rajonin e Kharkivit në Ukrainë, është arrestuar.

Ushtari 42-vjeçar u ndalua nga anëtarët e forcave të armatosura ukrainase derisa ato po patrullonin në rrethin Kupiansk, tha departamenti rajonal i policisë në Kharkiv.

Zona ishte rimarrë nga forcat ukrainase shtatorin e kaluar.

Ushtari i tha Policisë se që atëherë ishte fshehur në ndërtesa të braktisura.

Pasi e gjeten të hënën, policia zbuloi se burri – i veshur me rroba civile – ishte një ushtarak dhe banor i rajonit të Moskës.

Ushtari u dërgua në një stacion policor lokal për hetime të mëtejshme, tha një deklaratë e policisë.

Kupiansk ka pasur luftime të ashpra që nga fillimi i luftës vitin e kaluar, me Rusinë që ka marrë kontrollin brenda pak ditësh duke pushtuar qytetin për disa muaj.

Edhe Zelensky shfaqet me video në qytetin që Putini pretendoi se Rusia e kishte “çliruar” Botë Zelensky shfaqet me video në qytetin që Putini pretendoi se Rusia e kishte “çliruar”

Megjithëse zona u rimor nga trupat ukrainase shtatorin e kaluar, ajo është nën kërcënimin e përpjekjeve ruse për ta rimarrë atë edhe një herë.

Disa banorë u urdhëruan të largoheshin nga zona për shkak të “situatës së paqëndrueshme të sigurisë”, nga zyrtarët ukrainas në fillim të marsit.

Të martën, kreu i administratës rajonale të Kharkivit, Oleg Sinegubov, tha se qyteti së bashku me të tjerët në rajon ishte nën zjarr nga trupat ruse.