E kanë rrahur, kërcënuar dhe burgosur. Por ish-ushtari fëmijë dhe fituesi i sivjetmë i shpërblimit për mbrojtje të ambientit, “Goldman”, nuk e ka ndërmend të ndalet derisa të dalin para drejtësisë të gjithë njerëzit përgjegjës për shkatërrimin e botës së egër shtazore të Republikës Demokratike të Komgos.
“Edhe në qoftë se unë dhe të tjerët nuk do të jemi të zotë ta jetësojmë këtë dëshirë”, thekson Rodrigue Mugaruka Katembo, “atëherë gjeneratat e ardhshme do ta marrin vesh këtë punë, dhe do ta jetësojnë dëshirën tonë”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHeroi
Katembo, i cili është 41 vjeç, është shpërblyer me çmimin e madh si mirënjohje për heroizmin e dëshmuar në luftën kundër shkatërrimit të ambientit të botës së egër shtazore brenda Virungas – parkut më të vjetër kombëtar të Afrikës.
Puna e tij e rrezikshme mund të jetë fatale për shkak se po vepron në një ambient të zhytur nga ryshfeti dhe korrupsioni edhe në mesin e zyrtarëve të lartë të shtetit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.