Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtarët rusë që humbën gjymtyrët në Ukrainë, dekorohen nëpër spitale

Ushtarë rusë, që u plagosën në luftimet në Ukrainë, u dekoruan nga Ushtria ruse, derisa po trajtoheshin në spital. Mirëpo, kjo nuk është e tëra.

Mediumi britanik "DailyMail" publikoi të hënën pamje të ushtarëve që dukeshin jashtëzakonisht të lodhur e të tmerruar nga luftimet.

Dekoratat i ndau zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin, derisa ushtarët, të ulur në karrige me rrota, mezi ia kthenin përshëndetjen.

Një pjesë e ushtarëve, mosha e të cilëve është relativisht e re, thuhet se kanë lëndime edhe më të rënda, si humbje të gjymtyrëve.

Artikuj të ngjashëm