Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida ka thënë të dielën se Japonia dhe SHBA-ja kanë arritur një marrëveshje në parim për t’u ndaluar ushtarëve amerikanë që të largohen nga bazat, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, raporton agjencia AP.
Kishida ka thënë se ushtarët amerikanë do të qëndrojnë në bazat ushtarake, e mund të largohen vetëm nëse është shumë e nevojshme, në rast të emergjencave apo për arsye sigurie. Detajet e marrëveshjes ende janë duke u shqyrtuar.
Rastet e reja me koronavirus në Japoni kanë nisur të rriten, ndërsa ekspertët thonë se vendi po përballet tashmë me valën e gjashtë të pandemisë.
Të shtunën numri i rasteve të reja arriti në mbi 8000, shifra më e lartë në katër muajt e fundit. Për rritjen e rasteve janë fajësuar ushtarët amerikanë, pasi rastet e reja janë kryesisht në zonat rreth bazave. Japonia i ka kërkuar SHBA-së bashkëpunim javën e kaluar, në mënyrë që personeli ushtarak të qëndrojë në baza.
-
Japonia lehtëson kontrollet e ashpra në kufi si pasojë e COVID-19
-
Japonia po shton numrin e shtretërve për pacientët me COVID-19 si përgatitje për valën e re
-
Japonia alarmon për përhapjen e pashembullt të COVID-19
-
Kërkohet anulimi i Olimpiadës, shkak rastet me COVID-19
-
Zyrtarët në Tokio të alarmuar me rritjen e rasteve me koronavirus