Ka dëshmi të besueshme që ushtarët elitarë australianë kishin vrarë 39 persona gjatë luftës në Afganistan, dëshmoi një raport për të cilin është pritur gjatë.
Forca Mbrojtëse Australiane ka publikuar gjetjet e raportit nga hetimi tashmë katërvjeçar i ushtarëve australianë që morën pjesë në luftën në Afganistan. Në raport shkruan se ish-ushtarët do të hetohen tashmë nga policia lidhur me vrasjen e të burgosurve, fermerëve apo civilëve në Afganistan mes viteve 2009-2013.
Hetimi i kryer nga gjeneralmajor Paul Brereton është përpiluar pas më shumë se 400 dëshmive përmes të cilave ishte kuptuar se ushtarët e rinj do të mund të kryenin vrasjet e tyre të para mes të burgosurve afganë. Armë e mjete të tjera luftarake shpesh janë kurdisur afër trupave të vdekur për të mbuluar krimin, e dy incidente mund të konsiderohen si krime lufte të kryera nga australianët. Nga të gjithë të hetuarit, rezulton që së paku 25 ushtarë të njëjtë kanë marrë pjesë në vrasje në 23 incidente të ndryshme.
-
Turp e shfajësim në Australi për vrasjen e afganëve të pafajshëm
-
Të paktën 14 të vrarë nga një sulm i armatosur në Afganistan
-
BBC-ja nxjerr një raport të fshehtë: Ushtarët britanikë vranë dhjetëra të burgosur afganë
-
Zbulohet ndërlidhja e forcave britanike me vdekjen e rreth 300 civilëve afganë
-
Kina i bën thirrje Australisë t’u kërkojë falje afganëve