Turqia lëshoi urdhër-arreste për 63 persona, përfshirë ish-personelin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), për lidhjet e dyshuara me klerikun që jeton në SHBA, Fetullah Gulen, të akuzuar për orkestrimin e grushtit të shtetit vitin e kaluar.
Operacioni i policisë u nis në 21 krahina në të gjithë Turqinë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, transmeton KP.
Ankaraja thotë se kleriku Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, ishte pas organizmit të tentativës së dështuar për grusht-shtet, në korrik të vitit 2016.
Gulen ka mohuar në mënyrë të ripërseritur përfshirjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia arreston 228 veta për lidhje me Gulenin
-
Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin
-
Turqia arreston mbi 100 ushtarë për lidhje të dyshuara me Gulenin
-
Urdhërarrest për mbi 170 shërbyes të tjerë ushtarakë në Turqi
-
Turqia kërkon arrestimin e 249 zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme