Kryetari i Gjykatës Themelore të Kotorit, Branko Vuçkoviq ka lëshuar sot urdhër arrest për ish presidentin e ish Unionit Serbi-Mali i Zi dhe zyrtarit të dikurshëm të lartë të Partisë Demokratike Socialiste Svetozar Maroviq.
Urdhri është lëshuar për vuajtje të dënimit me burg pas shpalljes fuqiplotë të vendimit nga Gjykata e Lartë në lartësi prej tre vite e nëntë muajsh, raporton AA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dënimi për të dënuarin e sipërpërmendur është dhënë për krimet e kryera edhe atë për dy veprat penale në vazhdimësi të shpërdorimit të pozitës zyrtare përmes nxitjes nga neni 416 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 në lidhje me nenin 24 dhe nenin 49 të Kodit Penal të Malit të Zi, të kryer në mënyrë të organizuar dhe veprën e vazhdueshme penale të mashtrimit nga neni 244, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 49 të Kodit Penal të Malit të Zi të kryer në mënyrë të organizuar”, thuhet në deklaratë.
Urdhri është dorëzuar në të njëjtën ditë në qendrën e sigurisë së Budvës për ekzekutimin.
Ish-presidenti i Unionit Serbi-Mali i Zi më herët para prokurorëve pranoi se ai ishte kreu i grupit të krimit të organizuar që ka dëmtuar buxhetin e Budvës për dhjetëra miliona euro dhe se ka rënë në ujdi rreth dënimit dhe burgimit.
Në bazë të dy marrëveshjeve, në total u dënua me tre vjet e 10 muaj burg, me gjobë prej 100 mijë euro dhe është urdhëruar të kthejë në arkën shtetërore më shumë se një milion euro.