Podgoricë, 9 mars - Pesë shtetas serbë, Aleksandar Çuroviq, Nikola Gjuriq, Sinisha Cetkoviq, Dejan Stanojeviq dhe Ivica Matiq, të cilët ngarkohen për krijim të organizatës kriminale dhe terrorizëm në tentaitvë, sot kanë pranuar se kanë planifikuar të deportojnë me forcë përmes kordonit policorë dhe të marrin Kuvendin e Malit të Zi në natën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor të vitit të kaluar. Ata, siç transmeton AA, u dënuan me nga pesë muaj burg.
Ata sot në seancën dëgjimore në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, thanë se në Mal të Zi në prag të zgjedhjeve kanë ardhur për të mbështetur Frontin Demokratik. Ata theksuan se u është thënë se do të vijnë shumë njerëz nga Serbia "për të mbështetur vëllezërit malazez dhe opozitën".
Në seancën e sotme u tregua rezervimi dhe një kopje e pasaportës së qytetarëve rus Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov, me të cilat ata kanë hyrë dhe dalë nga Serbia.
-
Prokuroria në Podgoricë merret vesh me shtetasit serbë për ta pranuar fajësinë për grushtshtet
-
Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në Mal të Zi
-
Dy të dënuar për tentim puç më 2016 në Mal të Zi apelojnë aktgjykimet
-
Dënime shumëvjeçare për puçistët në Mal të Zi
-
Gjykata sot shpall vendimet për të akuzuarit e përpjekjes për puç në Mal të Zi