Kriza në veriperëndim të Sirisë po kthehet në një krizë të paprecedentë ndaj mbrojtjes së fëmijëve.
”Dhuna e javëve së kaluara ka detyruar që 6 500 fëmijë të ikin çdo ditë nga vendi duke sjellë që numri i përgjithshëm i fëmijëve të zhvendosur të jetë më shumë se 300 000 që nga fillimi i dhjetorit”, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e UNICEF-it, Henrietta Fore.
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 1,2 milion fëmijë kanë shumë nevojë për ushqim, ujë dhe ilaçe.
Fëmijët dhe familjet po strehohen në strukturat publike si shkolla, xhami, ndërtesa dhe dyqane të papërfunduara.
”Shumë njerëz jetojnë në mjedise të hapura, madje edhe në parqe, në mes të shirave të mëdha dhe të ftohtit. Qasja në shërbimet më themelore të tilla si shëndetësia, uji ose kanalizimet është shumë e kufizuar ose joekzistente”, përfundon raporti i UNICEF.
-
OKB: Mbi 800.000 të zhvendosur shkaku i ofensivës ruse në Siri
-
Vdekje, zhvendosje dhe detyra ushtarake: fëmijët në krizë nga lufta në Lindjen e Mesme
-
OKB-ja pret që 1 milion sirianë të kthehen në Siri në gjysmën e parë të 2025-s
-
Mbi 400,000 fëmijë në Liban janë zhvendosur, thotë OKB-ja
-
Përmbytjet në Sudan e rëndojnë gjendjen e banorëve të dërrmuar nga lufta civile