Derisa po vazhdon me ofrimin e dhjetëra miliarda dollarëve ndihmë ushtarake, ekonomike dhe mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për Ukrainën dhe inkurajon aleatët e saj të bëjnë të njëjtën gjë, administrata e Bidenit tani po përballet sërish me shqetësimet e kahershme për korrupsionin e Ukrainës, e cila është përfituese e madhe e ndihmës amerikane
Shkarkimi i zyrtarëve të lartë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, po hedh një dritë të papërshtatshme mbi një çështje që administrata Biden e ka injoruar, kryesisht që nga shpërthimi i luftës me Rusinë: historinë e Ukrainës me korrupsion të shfrenuar dhe qeverisje të lëkundur.
Derisa po vazhdon me ofrimin e dhjetëra miliarda dollarëve ndihmë ushtarake, ekonomike dhe mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për Ukrainën dhe inkurajon aleatët e saj të bëjnë të njëjtën gjë, administrata e Bidenit tani po përballet sërish me shqetësimet e kahershme për përshtatshmërinë e Ukrainës si një përfituese e madhe e ndihmës amerikane.
Shkarkimet e fundit
Këto çështje, të cilat datojnë dekada më parë dhe nuk ishin një pjesë e parëndësishme e shkarkimit të parë të ish-presidentit Donald Trump, ishin shtyrë në prag të pushtimit rus dhe gjatë muajve të parë të konfliktit derisa SHBA-ja dhe partnerët e saj u rreshtuan në mbrojtje të Ukrainës.
Por shkarkimet e Zelenskyyt, në fundjavë, të prokurorit të tij të lartë, shefit të inteligjencës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë i kanë rishfaqur këto shqetësime dhe mund t'i kenë kushtuar pa dashje një vëmendje të re, akuzave për korrupsion të nivelit të lartë në Kiev, të bëra nga një ligjvënës i hapur amerikan.
Edhe
Zelensky përballet me presion të madh: 5 gjërat kryesore që duhen ditur
Është një çështje delikate për administratën e Bidenit. Me miliarda ndihma që rrjedhin në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë vazhdon të mbështesë qeverinë e Zelenskyyit ndaj një publiku amerikan të fokusuar gjithnjë e më shumë në çështjet e brendshme, si çmimet e larta të gazit dhe inflacioni. Mbështetësit e profilit të lartë të Ukrainës, në të dyja palët duan gjithashtu të shmangin një reagim të ashpër që mund ta bëjë më të vështirë kalimin e paketave të ardhshme të ndihmës.
Zyrtarët amerikanë janë të shpejtë për të thënë se Zelenskyy ka të drejtën e tij për të emëruar këdo që dëshiron në poste të larta, duke përfshirë prokurorin e përgjithshëm dhe për të hequr këdo që ai e sheh si bashkëpunëtor me Rusinë.
Megjithatë, edhe pse trupat ruse po grumbulloheshin pranë kufirit ukrainas vjeshtën e kaluar, administrata Biden po e shtynte Zelenskyyin të bënte më shumë për të vepruar kundër korrupsionit, një kërkesë e përhershme e SHBA-së, që kthehet në ditët e para të pavarësisë së Ukrainës.
Zhgënjimi perëndimor
“Në të gjitha marrëdhëniet tona, duke përfshirë edhe këtë marrëdhënie, ne investojmë jo në personalitete; ne investojmë në institucione dhe, natyrisht, presidenti Zelenskyy ka folur me arsyetimin e tij për të bërë këto ndërrime të personelit", u tha gazetarëve, të hënën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
Price nuk pranoi të komentonte më tej arsyetimin e Zelenskyyit për shkarkimet ose adresimin e specifikave, por tha se nuk kishte dyshim se Rusia është përpjekur të ndërhyjë në Ukrainë.
“Moska ka kohë që kërkon të përmbysë, të destabilizojë qeverinë ukrainase”, tha Price. “Qëkur Ukraina zgjodhi rrugën e demokracisë dhe një orientimi perëndimor, kjo ka qenë diçka që Moska ka kërkuar ta përmbysë”.
Megjithatë, në tetor dhe më pas përsëri në dhjetor të vitit 2021, ndërsa SHBA-ja dhe të tjerët po paralajmëronin për potencialin në rritje për një pushtim rus, administrata e Bidenit po ia kujtonte Zelenskyyit mosveprimin ndaj korrupsionit, që kishte pak ose aspak të bënte me Rusinë.
Edhe
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
“BE-ja dhe SHBA-ja janë shumë të zhgënjyera nga vonesat e pashpjegueshme dhe të pajustifikueshme në zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Specializuar Kundër Korrupsionit, një organ vendimtar në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, tha më 9 tetor Ambasada e SHBA-së, në Kiev.
“I bëjmë thirrje komisionit përzgjedhës që të rifillojë punën e tij pa vonesa të mëtejshme. Dështimi për të ecur përpara në procesin e përzgjedhjes minon punën e agjencive kundër korrupsionit, të krijuara nga Ukraina dhe partnerët e saj ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratë. Ai prokuror special më në fund u zgjodh në fund të dhjetorit, por nuk u emërua kurrë në këtë pozitë. Edhe pse ka të dhëna se emërimi do të ndodhë së shpejti, shkarkimi i prokurorit të përgjithshëm mund ta komplikojë çështjen.
“Loja politike” e Zelenskyyt
Administrata dhe ligjvënësit e profilit të lartë i kanë shmangur kritikat publike ndaj Ukrainës qëkur Rusia pushtoi në shkurt. SHBA-ja ka shtuar armët dhe inteligjencën që po i ofron Ukrainës, pavarësisht shqetësimeve të hershme rreth depërtimit të Rusisë në qeverinë ukrainase dhe shqetësimeve ekzistuese për korrupsionin.
Një kongresiste me origjinë ukrainase, e cila u bë e njohur në fillim të luftës, kohët e fundit theu atë heshtje jozyrtare.
Victoria Spartz, republikane nga Indiana, ka bërë disa vizita në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Dhe ajo u ftua në Shtëpinë e Bardhë në maj dhe mori një stilolaps të përdorur nga presidenti Joe Biden, për të nënshkruar një paketë ndihme për Ukrainën edhe pasi ajo kritikoi me zemërim Bidenin se nuk bëri më shumë për të ndihmuar.
Por në javët e fundit Spartz ka akuzuar Zelenskyyin për "lojë politike" dhe pretendoi se ndihmësi i tij kryesor, Andriy Yermak, kishte sabotuar mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë.
Ajo gjithashtu i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Ukrainës që të emërojë prokurorin kundër korrupsionit, duke fajësuar Yermak për vonesën.
Edhe
Gjykata antikorrupsion e Ukrainës mban nën arrest ish-krahun e djathtë të Zelenskyt
Zyrtarët ukrainas janë kundërpërgjigjur. Një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Ukrainës e akuzoi Spartzin për përhapjen e "propagandës ruse" dhe e paralajmëroi atë të "ndalojë përpjekjet për të fituar kapital shtesë politik mbi spekulime të pabaza".
Përktheu: Forca Jashari