Ukraina ka vazhduar përgatitjet për luftë edhe gjatë kësaj jave, duke nisur hapjen e llogoreve kundër tankeve.
Këtë e kanë konfirmuar rojat kufitare të Ukrainës që kanë publikuar një video të shkurtër të makinerisë që bën hapjen e llogoreve të mëdha për tanket. Ushtria ukrainase ka vazhduar përgatitjet duke thënë se tani janë më gati sesa gjatë vitit 2014 kur, sipas tyre, u tradhtuan nga vëllezërit rusë me aneksimin e Krimesë.
Zyrtarët e Inteligjencës amerikane kanë deklaruar se Rusia ka mbledhur 70 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe është duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm në fillim të vitit 2022. Moska ka mohuar planet për pushtim, por ka kërkuar nga NATO-ja që t’ia mohojë Ukrainës anëtarësimin ashtu si ish-shteteve të tjera sovjetike.
Për më shumë se shtatë vjet luftime në lindje të Ukrainës janë vrarë 14 mijë njerëz dhe është shkatërruar zemra industriale e Ukrainës, e njohur si Donbas.
Moska gjatë javës së kaluar ka publikuar disa dokumente të sigurisë në të cilat u kërkohej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s që të tërhiqnin trupat në Evropën Qendrore dhe Lindore, mirëpo ky ultimatum është refuzuar menjëherë nga SHBA-ja.
-
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?
-
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur
-
Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet