Brigada e snajperëve dhe motoristëve e Rusisë ka zhvilluar ushtrime ushtarake në rajonin e Rostovit në afërsi të kufirit me Ukrainën.
Ushtarët e brigadës së motoristëve janë stërvitur se si të menaxhojnë sistemet e kundërajrorëve, ndërkaq snajperët kanë testuar saktësinë e tyre.
Zyrtarët e Ukrainës dhe të Perëndimit kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me tubimin e ushtrisë ruse në afërsi të kufirit me paralajmërimet se Rusia po planifikon pushtimin e ish-fqinjit sovjetik.
Kremlini ka insistuar se nuk ka qëllime të tilla dhe ka akuzuar Ukrainën se po mbulon agresivitetin e saj së bashku me aleatët perëndimorë.
Rusia e ka cilësuar si shkelje të vijës së kuqe, zgjerimin e NATO-s në Ukrainë.
Edhe
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?
Presidenti Vladimir Putin u ka bërë presion shteteve perëndimore që t’ia pamundësojnë Ukrainës anëtarësimin në NATO dhe angazhimi ushtarak në kufirin e shtetit ukrainas është një lloj presioni nga Rusia.
Në anën tjetër, edhe Ukraina ka testuar kapacitetet e veta ushtarake dhe ushtria është shprehur e bindur se lufta është duke e pritur në fillim të vitit 2022.
Ukraina ka vazhduar përgatitjet për luftë edhe gjatë kësaj jave, duke nisur hapjen e llogoreve kundër tankeve.
Këtë e kanë konfirmuar rojat kufitare të Ukrainës që kanë publikuar një video të shkurtër të makinerisë që bën hapjen e llogoreve të mëdha për tanket.
Ushtria ukrainase ka vazhduar përgatitjet duke thënë se tani janë më gati sesa gjatë vitit 2014 kur, sipas tyre, u tradhtuan nga vëllezërit rusë me aneksimin e Krimesë.
“Kemi ndryshuar mendërisht. Tani e dimë se kush është armiku unë sepse në vitin 2014 kur lufta nisi, njerëzit në Ukrainë nuk mund ta besonin se fqinjët që i konsideronim vëllezër do të na sulmonin. Prandaj kemi ndryshuar dhe e dimë se Bashkimin Sovjetik e kemi lënë prapa”.
Edhe
Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë
Zyrtarët e Inteligjencës amerikane kanë deklaruar se Rusia ka mbledhur 70 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe është duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm në fillim të vitit 2022. Moska ka mohuar planet për pushtim, por ka kërkuar nga NATO-ja që t’ia mohojë Ukrainës anëtarësimin ashtu si ish-shteteve të tjera sovjetike.
Ushtria ukrainase ka hapur llogore në vijën e demarkacionit prej 300 kilometrave. Ata janë vetëm pak metra me separatistët e përkrahur nga Rusia.
Pak kilometra larg kufirit gjendet qyteti të cilin e kanë braktisur njerëzit shkaku i konfliktit afatgjatë.
Të shtënat e separatistëve janë të zakonshme dhe njerëzit nga frika refuzojnë të dalin nga shtëpitë e tyre.
Ukrainasit pas të shtënave ikin nëpër qendrat e strehimit ose nëpër bodrume nëse janë të hapur. Mbijetesën e sigurojnë me peshkim.
13-vjeçari Dany Kharchenko, është mësuar me konfliktin.
Edhe
Rusia bën avancime të rëndësishme në jug të Ukrainës, intensifikon sulmet në vijë të frontit
“Kur gjuajnë ne fshihemi. Nëse jemi në qytet, vrapojmë drejt strehëve ose bodrumeve. Në fillim ishte e frikshme, por jemi mësuar me breshëritë e kallashnikovëve. Nuk kemi frikë si dikur”, ka thënë ai.
Kharchenko thotë se edhe vitin e ri është i gatshëm ta presë në luftë.