Të shtënat dëgjohen teksa ushtarët ukrainas drejtojnë armët në një distancë.
Mirëpo këtu nuk ka armiq. Nuk është Ukraina, por jugu i Anglisë.
Rekrutët ukrainas, të gjithë nga jeta civile, po marrin pjesë në stërvitjet pesëjavore me ushtrinë britanike.
E bazuar në stërvitjet e zakonshme të Britanisë së Madhe, kursi ushtarak ka të bëjë me menaxhimin e armëve, ndihmën e parë në vijën e frontit, patrullat taktike dhe të drejtën e konfliktit të armatosur.
Të gjithë rekrutët para luftës kanë punuar si inxhinierë, dentistë, madje disa prej tyre ishin koreografë. Asnjëri nuk kishte përvojë në luftime.
Edhe
Britania ia premton Ukrainës 100,000 dronë deri në prill të vitit 2026
Mirëpo të gjithë shpresojnë se do të aftësohen për ta mbrojtur shtetin e tyre.
Ushtari me nofkën “Panda” thotë se shumë shpejt do t’i përdorë aftësitë e reja në fushëbetejë.
“Do të shfrytëzoj krejt aftësitë dhe dijen që kam mësuar këtu për të luftuar në Ukrainë dhe shpejt do të tregoj se çfarë kam mësuar”.
Britania e Madhe është shprehur e gatshme të trajnojë 19 mijë ushtarë ukrainas dhe mbi 5 mijë e 700 prej tyre tashmë kanë kompletuar stërvitjen dhe janë kthyer në Ukrainë për të luftuar.
Koloneli britanik, Kempley Buchan-Smith, ka lavdëruar ushtarët për motivimin dhe profesionalizmin gjatë stërvitjeve.
“Ata e dinë se pas largimit nga këtu do të kthehen në vijën e frontit. Ata dëshirojnë të mësojnë sa më shumë që të jetë e mundur. Prandaj kur të kthehen në Ukrainë do të jenë vdekjeprurës dhe të gatshëm për luftë”.
Koloneli britanik thotë se në javët e fundit stërvitjet kanë ndërruar. Ukrainasit tani po mësojnë të jenë më ofensivë, sesa në javët e para të luftës kur ata stërviteshin për kapacitetet e tyre mbrojtëse.
Edhe
“Ukraina nuk e filloi këtë luftë”
“Siç e kemi parë në lindje të Ukrainës, forcat e armatosura kanë përparuar shumë. Prandaj kemi ndryshuar stërvitjet nga operacionet mbrojtëse në pozicione më ofensive sepse tani u duhet të fitojnë territor”.
Shtetet si Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Zelanda e Re, Holanda dhe Letonia janë të përfshira në programin stërvitor të ukrainasve.