Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukrainasit kujtojnë viktimat e protestave të Sheshit Maidan

Ukrainasit kanë vendosur të dielën kurora lulesh në memorialin e Sheshit Maidan në Kiev, duke nderuar të gjithë ata që ishin vrarë gjatë protestave masive të vitit 2014, me të cilat u rrëzua presidenti pro-rus.

Qytetarët, përfshirë ish-presidentin Pietro Poroshenko, kanë kujtuar më shumë se 100 ukrainasit e vrarë gjatë përleshjeve me policinë prej 18 shkurtit të vitit 2014. Përleshjet përfunduan me rënien e regjimit të presidentit Viktor Yanukovich.

“Njerëzit që vdiqën këtu janë heronjtë tanë dhe ne duhet t’i kujtojmë ata”, ka thënë njëri prej banorëve të Kievit.

Revolta kishte nisur në nëntorin e vitit 2013 pas vendimit të Qeverisë ukrainase për të hequr dorë prej përgatitjeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian dhe për të fuqizuar lidhjet ekonomike me bllokun. Yanukovich kërkonte lidhje më të fortë me Rusinë fqinje.

Dhe pas rënies së Yanukobvichit, Rusia aneksoi Krimenë dhe plasi lufta rajonet pro-ruse në Lindja, që kanë marrë jetën 14 mijë personave.

Dhe derisa në kryeqytet, nën ethet e pushtimit eventual rus, janë kujtuar viktimat e revolucionit, në Ukrainën lindore, grupet kryengritëse që kontrollojnë rajonin, kanë nisur evakuimin e banorëve të rajonit të Donjeckut.

Autoritetet në Voronezh në Rusi kanë nisur të pranojnë refugjatët e para, derisa po vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhje diplomatike të krizës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, që kundërshton afrimin e ish-republikës sovjetike me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Edhe Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev Botë 2 j. më parë Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev

Komuna e Voronezhit ka njoftuar se 910 persona, përfshirë 360 fëmijë, janë vendosur në këtë rrethinë. Më shumë se 6.600 persona janë evakuuar nga Donjecku dhe rreth 25.000 të tjerë janë zhvendosur nga Luhansku, kanë thënë zyrtarët vendas.

Liderët separatistë në Ukrainën lindore kanë urdhëruar mobilizim të përgjithshëm në rajonin e trazuar dhe në kohën e frikës së Perëndimit se Rusia mund të kryejë operacionin më të madh ushtarak në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

SHBA-ja dhe BE-ja thonë se Rusia po mundohet të marrë shkas për të nisur pushtimin total të Ukrainës pas vendosjes së më shumë se 150 mijë trupave në kufijtë e shtetit fqinj.