Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukrainasit e plagosur po përpiqen të kthehen në front

Dëshira e Vladyslavit për t'u ribashkuar me shokët është e ngjyrosur me zemërim. Pas muajsh në spital, Vladyslavi, thotë se është e paimagjinueshme që të heqë dorë nga përpjekjet e luftës.

Durimi i Vladyslavit po mbaron. Kanë kaluar gjashtë muaj që kur 29-vjeçari u shtrua në një spital në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Këmbët i ka të palëvizshme, mund të lëvizë vetëm krahët me vështirësi dhe po zien nga frustrimi nga pamundësia për t'u kthyer në front.

“Të gjithë mendojnë se mund të përgatiteni për luftë, por nuk funksionon në këtë mënyrë. Ju thjesht e bëni atë. Thjesht veproni”, thotë ai.

Një shofer tanku në shërbim aktiv në forcat e armatosura të Ukrainës që nga viti 2009, Vladyslavi u plagos rëndë më 2 mars në Chernihiv në Ukrainën veriore.

Një raketë ra pranë tankut ku ndodhej, duke i shkaktuar trauma të rënda në tru. Mjekët që nxituan për t'i shpëtuar jetën i nxorën pjesë të shumta të copëzave nga koka.

Dëshira e Vladyslavit për t'u ribashkuar me shokët është e ngjyrosur me zemërim. (Për arsye sigurie janë përdorur vetëm emrat.)

Edhe Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë Botë 5 muaj më parë Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë

Pas muajsh në spital, Vladyslavi, thotë se është e paimagjinueshme që të heqë dorë nga përpjekjet e luftës. "Sigurisht, unë dua të kthehem në vijën e parë", qesh ai. “Unë jam një shofer tankisti shumë i mirë. Disa njerëz vendosin të largohen nga vendi dhe të mos e mbrojnë atë, por unë nuk jam rritur në këtë mënyrë”.

Për momentin, spitali nuk është në gjendje të përcaktojë se sa kohë do të zgjasë shërimi i Vladyslavit, ose nëse ai do të rifitojë përdorimin e këmbëve.

Lufta për të shëruar ushtarët

Ndërsa lufta po i afrohet muajit të shtatë, përvojat e ushtarëve të plagosur si Vladyslav, paraqesin një pasqyrë të pasojave brutale të luftimeve të zgjatura ndërsa plagosjet dhe vdekjet rriten me shpejtësi në mes të rraskapitjes së gjerë.

Stafi mjekësor po lufton kundër kohës për të shëruar ata që – pasi të konsiderohen të gatshëm – do të kthehen në vijat e para të frontit.

Shifrat e fundit zyrtare nga Ukraina raportojnë se 9 mijë ushtarë janë vrarë në aksion që nga fillimi i luftës, dhe vlerësimet e qeverisë nga fillimi i qershorit deklaruan se rreth 100 deri në 200 vriten çdo ditë, me 500 të tjerë të plagosur në aksion.

Në spitalin ku po trajtohet Vladyslavi, shumë nga zonat e përbashkëta janë të errëta. Aty ku ka dritare, drita natyrale filtron dobët përmes perdeve.

Por ecja deri në dhomën e 35-vjeçarit, Volodymyr Lykhach, është e ndriçuar mirë, me një pikturë të ndritshme të Jezusit të përshtatur nga dritat e varura në fund të korridorit.

Image

Fillimisht i trajnuar si psikolog me praktikë private, Lykhach, vendosi të merrte rol në spitalin shtetëror kur filloi lufta, duke parashikuar saktë se shërbimet e shëndetit mendor për personelin ushtarak së shpejti do të mbingarkoheshin. “Ne nuk ishim të përgatitur për këtë lloj pune”, thotë ai. “Gjithçka që unë dhe kolegët e mi dinim ishte se si të rehabilitonim njerëzit pas luftës. Ajo që ne po shohim tani është krejtësisht ndryshe”.

"Ndihmojini të durojnë"

Lykhach bën xhiron me një xhaketë doktori të bardhë me mëngë të shkurtra. Numri i pacientëve luhatet vazhdimisht ndërsa kthehen në vijën e parë të frontit ose në qytetin e tyre të lindjes, por ai thotë se mesatarisht ka rreth 10 deri në 12 konsulta në javë, ndonjëherë disa sosh me të njëjtët ushtarë. Këto konsultime përfshijnë strategji që synojnë të ndihmojnë ushtarët të menaxhojnë traumat.

Disa prej këtyre pacientëve, thotë Lykhach, mund t’iu duhen katër muaj për t'u shëruar, ndërsa të tjerëve u duhet një vit ose më shumë. "Ne po përpiqemi të mbrojmë njerëzit", thotë Lykhach. “Por kjo është një luftë masive me një vijë të madhe fronti, jo një konflikt lokal. Mund të ketë gabime”.

Ai nuk e di se sa nga ushtarët që ka trajtuar janë kthyer në luftë.

Sipas Taras Klofas, kolonel dhe mjek ushtarak i sapo dalë në pension në Lviv, i cili ka trajtuar ushtarët me lëndime të rënda që nga fillimi i konfliktit në Donbas në vitin 2014, është "me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes" që pjesëtarët e shërbimit të plagosur duhet të kthehen në luftime nëse vlerësohet se janë shëruar mjaftueshëm dhe janë "të aftë për të shërbyer".

Të gjithë ushtarët e lënduar duhet të kontrollohen nga një komision ushtarak mjekësor. Ai vendos nëse një ushtar është i aftë për t'u kthyer në luftë, duhet të lirohet nga shërbimi për shkak të lëndimeve të tij ose kërkon leje ose trajtim shtesë.

Pa një plan se si të përballen me shumë ushtarë të lodhur që përballen me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), Lykhach dhe kolegëve të tij u është dashur të konsultohen me psikologë nga vende të tjera që kanë punuar në kontekste të ngjashme.

Edhe “Pyesja veten nëse do të isha frikacak”: 5 burra ukrainas tregojnë si i ka ndryshuar lufta Botë 5 muaj më parë “Pyesja veten nëse do të isha frikacak”: 5 burra ukrainas tregojnë si i ka ndryshuar lufta

Disa nga ushtarët e plagosur në këtë spital mund të mos shërohen kurrë plotësisht.

"Së pari më duhet të jetoj"

Sipas Klofas dhe Lykhachut, pacientët më të vështirë për t'u trajtuar janë ata me lëndime të kokës dhe shtyllës kurrizore. Këto lëndime janë komplekse, rehabilitimi shpesh kërkon kohë të gjatë dhe shumë do të jetojnë me aftësi të kufizuara ose nuk ka gjasa të jenë në gjendje të kthehen në jetën e tyre të mëparshme.

Yehori, i cili është me origjinë nga Shostka, qytet në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumy, ndodhet në spital me dëmtim të shtyllës kurrizore. Duke folur nga shtrati me nënën pranë tij, tiparet e 30-vjeçarit janë të zbehta. Ndërsa ai flet, trupi i tij kapet rregullisht nga konvulsione të dhunshme. Lykhachu shpjegon më vonë se kjo është një simptomë e tendosjes së muskujve, si rezultat i lëndimeve të rënda të shpinës.

Yehor, gjithmonë ka dashur të jetë kuzhinier. Por me mbarimin e shkollës së kuzhinës në vitin 2010, ndryshoi mendim dhe vendosi të ndiqte gjurmët e babait dhe xhaxhait të tij, duke u ritrajnuar si ushtar në Sumy, afër kufirit rus. Nga viti 2015, pas aneksimit të Krimesë, ai shërbeu si rreshter junior në ushtrinë që luftonte separatistët e armatosur pro-rusë në Donbas.

“Ne u sulmuam nga rusët vazhdimisht. Shumë prej nesh u vranë”, thotë ai. Fytyra e tij e hollë dhe e dobët tregon pak shprehje. Trupi i tij fillon të konvulsohet përsëri.

Në një rast, këmbësoria e Yehorit u përpoq t'i shpëtonte granatimeve në Popasna duke vrapuar në një zonë pyjore - por dushku ishte i rrallë dhe ata nuk kishin ku të fshiheshin. Ai mendon se forcat ruse i panë duke përdorur një dron. Dy ushtarë vdiqën nga granatimet, dhe të tjerë u desh të evakuoheshin për shkak të plagëve të marra. Yehori u arratis në një pjesë të pyllit me më shumë dushk, por ai dhe disa të tjerë u udhëzuan nga komandanti i tyre që të ktheheshin në vendin e sulmit për të marrë disa armë shumë të nevojshme.

Këtë herë, Yehori u plagos kur rusët hodhën përsëri bomba mbi ta.

Kur u pyet nëse ai shpreson të kthehet në luftë, një vështrim e parehati vjen në fytyrën e Yehorit. “Dëshira ime është së pari të shërohem dhe të shkoj në shtëpi”, thotë ai. “Pastaj dua të shoh pjesëtarët e njësisë sime që mbijetuan. Ata janë si familja ime. Ne do të shkojmë për peshkim së bashku. Për sa i përket kthimit në front… së pari më duhet të jetoj. Atëherë do të shohim”.

Dëshira për të "mbrojtur vendin tonë"

Pak dyer më poshtë nga dhoma e Yehorit është 42-vjeçari Dmytro, predhahedhës në njësinë e mbrojtjes territoriale për Sloviansk, në Donetsk. Prej dy ditësh kishte gërmuar në një llogore kur pranë tij ra një eksploziv. Ashtu si dy burrat e tjerë, po rikuperohet nga një dëmtim në kokë dhe ka ende dy copëza metali në kokë.

Për Dmytro, mundësia për ta provuar veten si ushtar, qoftë edhe vullnetar, është e hidhur. Një ish elektricist, ai u largua nga qyteti i tij i lindjes Horlivka në Donjeck në vitin 2014, duke mos dashur të jetojë me realitetet e përditshme të agresionit rus. Ai u përpoq, pa sukses, të bashkohej me forcat e armatosura. Ai spekulon se kjo është për shkak se ishte nga një rajon rusishtfolës dhe mund të ketë pasur dyshime lidhur me besnikërinë e tij. Pushtimi i dha shtysë tjetër për t'i ofruar shërbimet e mbrojtjes. "Unë thjesht nuk mund ta toleroja më", thotë ai.

Kthimi në front

Tarifa psikologjike e luftës ndihet jo vetëm nga ushtarët që arnohen për t'u kthyer në vijën e parë, por edhe nga mjekë si Lykhach.

"Po konsultohem edhe unë me një terapist dhe është mirë të kem mbështetje kolegjiale", thotë ai me një buzëqeshje të trishtuar. "Nëse nuk mund të mbaj as veten time, si mund t'i ndihmoj këta njerëz?" Ai gjithashtu ka filluar të vendosë një theks më të madh në ritualet e vogla të përditshme që ia ngrenë shpirtin, nga meditimi te kalimi i kohës me familjen e tij.

Edhe Stigma e ushtarëve të harruar të Ukrainës që “vdiqën në mënyrën e gabuar” Botë 6 muaj më parë Stigma e ushtarëve të harruar të Ukrainës që “vdiqën në mënyrën e gabuar”

Sa i përket Vladyslavit, i cili kërkon të kthehet batalioni i tij në front, shpreson të shërohet së shpejti. “Për momentin, nuk mund të bëj asgjë. Por do ta bëj sapo të mundem”.

Përktheu: Forca Jashari