Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina vendos armët e reja amerikane në vijat e saj të frontit

Ukraina ka vendosur një numër të madh të armëve Howitzer M-777 në vijat e saj të frontit, pasi SHBA-ja dorëzoi 89 nga 90 prej artilerisë së premtuar.

Howitzer janë pjesë e paketës më të fundit të mbështetjes prej 800 milionë dollarësh të SHBA-së, dërguar Ukrainës.

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë postoi një video në Twitter për të treguar zhvillimin.

Howitzeri është një armë me rreze të gjatë veprimi, që bie midis një topi, i cili lëshon predha në trajektore të sheshta dhe një mortaje, që gjuan në kënde të larta të ngjitjes dhe zbritjes. Howitzer, si pajisjet e tjera të artilerisë, zakonisht organizohen në një grup të quajtur bateri.

Këshilltarët amerikanë dhe aleatë kanë kaluar javët e fundit duke trajnuar qindra gjuajtës ukrainas për të përdorur armët e tyre të reja, shkruan Forbes.

Edhe Gjermania financon 50 mijë dronë sulmues për Ukrainën Botë 1 j. më parë Gjermania financon 50 mijë dronë sulmues për Ukrainën

Bateritë e artilerisë ukrainase punojnë ngushtë me operatorët e dronëve për të dalluar objektivat - dhe ndonjëherë edhe i drejtojnë armët e tyre në koordinatat që civilët ukrainas i thërrasin me telefon pasi kapin një paraqitje të shkurtër të forcave ruse aty pranë.