Ushtarët ukrainas kanë përdorur të enjten artilerinë amerikane M777 në fushën e betejës në verilindje të vendit të shkatërruar nga lufta. Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar muajin e kaluar Ukrainës një grup tjetër të artilerisë M777 155 mm.
Sistemet e artilerisë janë pjesë e pakos së ndihmës ushtarake të SHBA-së për ta luftuar pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë, i cili filloi në shkurt të këtij viti.
Ministria e Jashtme ukrainase ka bërë të ditur se vlerëson të gjitha gjërat me të cilat është furnizuar, mirëpo për sa kohë nuk mjaftojnë për ta fituar luftën, do të kërkojë më shumë, ka bërë të ditur ajo në fillim të këtij viti. Më shumë se 30 shtete i kanë dhënë Ukrainës sasi të mëdha pajisjesh ushtarake.
Në mes të luftimeve në rajonin e Kharkivit, ushtarët ukrainas kanë theksuar se qëkur rusët e kaluan kufirin e Ukrainës, ata kanë pushuar së qeni “popull miqësor”.