Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina thotë se mund të prodhojë dy milionë dronë në vit nëse e ndihmon Perëndimi

Ukraina mund të prodhojë 2 milionë dronë në vit – dyfishi i prodhimit ekzistues – me mbështetjen shtesë financiare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qeveritë e tjera perëndimore, ka thënë ministri për Transformim Digjital i vendit.

Mykhailo Fedorov ka theksuar se qeveria ukrainase nuk ka fonde të mjaftueshme, ndërsa ka bërë presion për donacione për ta ndihmuar luftën e Ukrainës.

Ministri ka shtuar se Ukraina është në rrugën drejt prodhimin të mbi një milion dronëve më 2024, por se mund të prodhojë edhe më shumë, raportoi Guardian. 

Ukraina është vënë nën presion të madh pasi Kongresi amerikan ka refuzuar ta japë dritën e gjelbër pakos prej 60 miliardë dollarëve si ndihmë për Kievin.