Ukraina deri tani ka marrë vetëm 10 për qind të ndihmës ushtarake të kërkuar nga partnerët perëndimorë, ka njoftuar të martën zëvendësministrja ukrainase e mbrojtjes, Hanna Maliar, raportoi CNN-i.
Sipas saj, pa ndihmë më të madhe të armëve, do të jetë më e vështirë të ndalet përparimi në rritje i Rusisë.
“Çfarëdo përpjekje që të bëjmë, pavarësisht sa profesionale është ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve tanë perëndimorë Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta fitojë këtë luftë”, ka thënë ajo.
Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se Rusia po fiton terren në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, veçanërisht në qytetin Severodonetsk, i cili është përballur me luftime më të ashpra ditëve kohëve të fundit.
-
Kemi marrë vetëm 10% të ndihmës së miratuar nga SHBA-ja, thotë Zelensky
-
Ukraina kërkon më shumë armë nga Perëndimi
-
Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë nga aleatët për luftën kundër Rusisë
-
Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut
-
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve