Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina thotë se ka filluar faza e dytë e luftës

“Faza e dytë e luftës ka nisur”, ka thënë kreu i stafit të kabinetit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Deklaratat e Andriy Yermakut janë në përputhje me atë të krerëve të sigurisë së Ukrainës se Rusia ka lansuar ofensivën e re në lindje këtë të hënë, raporton BBC.

Yermak në postimin e tij në Telegram ka shkruar: “Besoni në ushtrinë tuaj, është shumë e fortë”.

Operacionet e Rusisë në lindje të Ukrainës po intensifikohen.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Sergei Gaidai, e ka quajtur “ferr” situatën në Luhansk.

“Ofensiva ka nisur, ajo për të cilën kemi folur me javë”, ka shkruar Gaidai në Facebook.