Rusia po përdor tani raketa me aftësi bërthamore me koka jo-eksplozive për të shterur mbrojtjen ajrore të Ukrainës, ka thënë ushtria ukrainase.
Ushtria ukrainase ka shfaqur ato që thoshte se ishin fragmente të raketave të lundrimit X-55 e të cilat janë prodhim sovjetik - të dizajnuara për përdorim bërthamor.
Ato janë gjetur në dy rajonet perëndimore të Ukrainës, raportoi BBC-ja të enjten.
Raketat po lëshohen për të "shteruar sistemin e mbrojtjes ajrore të vendit tonë", tha një zyrtar ukrainas.
Ekspertët ushtarakë ukrainas thonë se Rusia mund të ketë varfëruar ndjeshëm arsenalin e saj të madh të raketave pasi kreu sulme masive valë pas vale në infrastrukturën kritike të Ukrainës në javët e fundit, dhe Moska tani po përdor predha të mprehta që ende shkaktojnë shkatërrime.
Edhe
Inteligjenca ukrainase: Rusia po bëhet gati të lëshojë raketë ndërkontinentale
Një raport i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor doli në përfundime të ngjashme.
Rusia - e cila filloi luftën në Ukrainë më 24 shkurt nuk ka bërë asnjë koment publik mbi këtë çështje.
Në një konferencë të enjten në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, zyrtari ushtarak Mykola Danyliuk u tregoi gazetarëve ato që ai i përshkroi si fragmente të raketave të lundrimit X-55 (të njohura si AS-15 nga NATO) të gjetura në rajonet Lviv dhe Khmelnytsky.
Ai tha se predha ishin projektuar në kohën sovjetike për të goditur "objektivat strategjikë me koordinata të paracaktuara".
Mbretëria e Bashkuar tha se raketat ishin projektuar "ekskluzivisht si një sistem shpërndarjeje bërthamore".
Edhe
Rusia godet Ukrainën me raketën me kapacitet bërthamor, “Oreshnik”
Megjithatë, besohet se ushtria ruse hoqi kokat bërthamore nga raketat e lëshuara në Ukrainë dhe i zëvendësoi ato me një sistem inert.
