Forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll disa platforma për nxjerrje të gazit dhe naftës në det të hapura pranë Krimesë, ka njoftuar të hënën Inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR), raporton agjencia AP.
Ajo ka bërë të ditur përmes rrjetit Telegram se forcat e Kievit kanë rimarrë platformat e njohura si “Kullat Boiko” në një “operacion unik”.
Sipas inteligjencës, platformat ishin pushtuar më 2015 nga Rusia, e cila aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe ishin përdorur nga Moska për qëllime ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Rusia nuk e komentoi menjëherë raportin. Inteligjenca ka njoftuar se për Ukrainën, rifitimi i kontrollit të Kullave Boiko është i një rëndësie strategjike dhe, si rezultat, Rusia humbi aftësinë për t’i përdorur ato për qëllime ushtarake.
-
Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin
-
Sulmet ukrainase në Krime nxisin ndalimin e shitjes së karburantit për civilët atje
-
Ukraina rikthen sulmet ndaj objekteve të naftës të Rusisë
-
Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë në verën e Krimesë
-
Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse