Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina pretendon se vrau zëvendësshefin e batalionit famëkeq “Wagner”

Zëvendësshefi i kompanisë ushtarake ruse “Wagner”, i mbështetur nga shteti, është vrarë nga njësia e forcave speciale ukrainase “Khort”.

Siç raportoi të dielën “The Kyiv Independent”, oficeri i rangut të lartë Wagner, është vrarë nga forcat speciale ukrainase në luftime të ngushta.

Luftimet midis kësaj njësie dhe një grupi ushtarësh Wagner, u tha se kishte ndodhur në lagje shumë të afërta.

Këto luftime thuhet se rezultuar me eliminimin e të gjithë ushtarëve të Wagnerit.

Raportimet për operacionin e suksesshëm nuk kanë specifikuar vendndodhjen, mirëpo Khort është i përfshirë në radhët e Brigadës së 57-të të Motorizuar, e cila aktualisht po merr pjesë në kundërsulmin e jugut.