Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina pretendon se me sulme ajrore ka goditur shënjestrat ruse në Ishullin e Gjarprit

Ishulli Gjarper ne Ukraine

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar të martën se ka lansuar sulme ajrore në Ishullin e Gjarprit, raporton CNN.

Nga Komanda Operacionale Jugore e Ushtrisë së Ukrainës është thënë se janë përdorur sulmet ajrore për të goditur shënjestrat.

Është thënë se operacioni ushtarak ende po vazhdon dhe se nuk do të flitet më tepër për situatën.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.