Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, ka thënë të shtunën se Ukraina është ende duke pritur ftesën për një samit të ardhshëm të NATO-s, raporton Sky News.
Deklarata e tij vjen pak pasi kryeministri britanik, Boris Johnson tha se një vizion afatgjatë për Ukrainën në "arkitekturën e sigurisë" të Evropës duhet gjithashtu të zhvillohet.
Mirëpo Johnsoni theksoi se kjo nuk do të ishte njësoj si garancia e Nenit 5 të NATO-s – sipas të cilit, një sulm ndaj një shteti anëtar konsiderohet të jetë një sulm ndaj të gjithëve.
"Ajo që ukrainasit duan, dhe unë mendoj se tani do ta marrin, është një koleksion garancish nga vendet me të njëjtin mendim se çfarë mund të bëjmë për t'i mbështetur ata me armatim, me trajnime dhe me ndarjen e inteligjencës," tha Johnson.
-
Zelensky kërkon sërish anëtarësimin në NATO
-
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës: Ne jemi anëtar de facto i NATO-s
-
Stoltenberg nuk tregon se kur Ukraina do të hyjë në NATO, por thotë se dyert janë të hapura
-
Ministrat e NATO-s do të diskutojnë në Bruksel për dërgimin e armëve në Ukrainë
-
Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO