Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina paralajmëron bombardime ruse mbi Kiev

Mykhailo Podolyak, këshilltar i zyrës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se më 23 dhe 24 gusht, Rusia do ta bombardojë Kievin dhe qytete të tjera, derisa sqaroi deklarimin e Zelenskyt, që të shtunën mbrëma paralajmëroi sulme brutale.

Podolyak tha se Rusia i lidh veprimet e saj me data të caktuara, duke thënë se sulmet do të lidhen me Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, më 24 gusht.

“Rusia është shtet arkaik. Ajo i lidh veprimet e saj me data të caktuara për t'i bërë njerëzit të ndihen keq. Ata na urrejnë, ndaj do të përpiqen të rrisin numrin e sulmeve me raketa lundrimi në një numër qytetesh”, deklaroi Podolyak.

Sipas tij, rusët po përpiqen t'i kompensojnë humbjet e gjashtë muajve të luftimeve.

“Dhe nëse dëgjohet sirena, atëherë duhet të fshiheni dhe i mbijetoni përpjekjes së Federatës Ruse për t’i goditur qytetet paqësore”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm