Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina para kundërofensivës: S’do të heqim dorë nga Bakhmuti

Ushtria e Ukrainës u zotua të martën se s’do të heqë dorë nga qyteti lindor i Bakhmutit, derisa po i bën përgatitjet finale për nisjen e kundërofensivës ndaj forcave ruse.

Gjenerali Oleksandr Syrskyi, komandant i forcave tokësore, deklaroi se Kievi po i kushton rëndësi mbajtjes së Bakhmutit, derisa tha se shpreson se do ta ndërrojë dinamiken e luftës.

“Së bashku me komandantët, ne kemi marrë një sërë vendimesh të nevojshme që synojnë sigurimin e mbrojtjes efektive dhe shkaktimin e humbjeve maksimale ndaj armikut. Ne do të vazhdojmë, pavarësisht nga të gjitha parashikimet dhe këshillat, të mbajmë Bakhmutin, duke shkatërruar ‘Wagnerin’ dhe njësi të tjera të ushtrisë ruse”, iu tha ai ushtarëve kur i vizitoi, raportoi TheGuardian.

Ai tha se iu ka dhënë divizioneve kohë dhe mundësi të përgatitën maksimalisht për veprime të mëtutjeshme.

Ukraina i ka nisur përgatitjet tash e disa muaj për kundërofensivën, nëpërmjet të cilës beson se do ta kthejë tërë territorin e Bakhmutit.