Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina në tension me Rusinë, shënon 30-vjetorin e pavarësisë

Ukraina po shënon 30-vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në kulmin e marrëdhënieve të tensionuara me Rusinë. Deputetët ukrainas shpallën pavarësinë më 24 gusht 1991, disa ditë pas dështimit të grusht shtetit komunist kundër presidentit sovjetik, Mikhail Gorbachev. 

Më shumë se 90 për qind e ukrainasve aprovuan vendimin në referendumin e dhjetorit të atij viti, kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë edhe zyrtarisht.

Prej atëherë Ukraina ka kaluar nëpër periudha të trazuara të konsolidimit të politikave të saj të brendshme dhe të jashtme. Edhe institucionet e saj ende po mundohet të spikasin identitetin e tyre ukrainas. Por vendi disa herë kaloi nëpër kriza serioze, me vendin që rrezikon të ndahet në vija etnike dhe fetare. Përvjetori i pavarësisë mori karakter edhe më të rëndësishëm pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 dhe konfliktit me separatistët prorusë në rajonet lindore. Para rënies së Bashkimit Sovjetik, Ukraina për herë të fundit kishte ekzistuar si shtet i pavarur gjatë viteve 1917-1920.