Kievi kundërshtoi sot propozimin e gjigantit rus ”Gazprom” për të mbajtur një pjesë të vogël të kalimit transit të gazit për Evropën nëpërmjet Ukrainës, duke u shprehur se dëshiron të pranojë një vëllim shumë më të lartë se ai i propozuar nga “Gazprom”.
“Shteti ynë nuk do të pranojë vëllimet nga 10 deri në 15 miliardë metra kub gaz, i përmendur një ditë më parë nga kreu i grupit shtetëror rus, Alexei Miller”, deklaroi ministri ukrainas i Energjisë, Igor Nassalyk, cituar nga agjencia ukrainase e lajmeve Interfax.
“Kjo nuk është në interesin e Ukrainës”, vijoi ai, duke thënë se vëllimi minimal për të siguruar përfitime nga kalimi transit për Ukrainën është me rreth 40 miliardë metra kub në vit. Kjo sasi përfaqëson thuajse gjysmën e vëllimit aktual, u shpreh ministri.
-
Kremlini hedh poshtë kërkesat e evropianëve për fundin e luftës në Ukrainë
-
Zelensky e quan të padrejtë propozimin gjerman për anëtarësim: Kievi do të mbetej pa zë
-
Izraeli kthen anijen me grurë për të cilin Ukraina tha se i është vjedhur nga Rusia
-
Zelensky akuzon Izraelin se po pranon anije me grurë ukrainas “të vjedhur nga Rusia”
-
Pse pakoja 90 miliardë euro e BE-së është mbështetje jetike për Ukrainën?