Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina kthen pyetësorin e plotësuar për anëtarësim në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke e dorëzuar pyetësorin për anëtarësim në BE

Ambasadori i BE-së në Ukrainë thotë se ka pranuar pyetësorin e plotësuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton BBC.

Ukraina është duke synuar të bëhet anëtare e re e Bashkimit Evropian.

Matti Maasikas ka thënë se forma është kthyer vetëm 10 ditë pasi që dokumenti i ishte ofruar Kievit.

“Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë hapa të jashtëzakonshëm dhe shpejtësi të jashtëzakonshme”, ka shkruar Maasikas në Twitter.

Zelensky ka thënë se shpreson që Ukraina ta fitojë statusin e kandidates brenda pak javëve.

Gjeorgjia dhe Moldavia, që janë fqinje me Rusinë, po ashtu kanë marrë pyetësorët.

Artikuj të ngjashëm