Ministria ukrainase e Mbrojtjes “e uroi” presidentin e Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko, me vdekje e t’iu bashkohet diktatorëve Saddam Hussein e Muammar Gaddafi.
Nëpërmjet Twitterit, Ministria shkroi se Lukashenko ia uroi të mërkurën Ukrainës përvjetorin e pavarësisë, por që më pas sulmoi me raketa në territorin ukrainas.
“Dje, në ditën tonë të pavarësisë, diktatori Lukashenko uroi Ukrainën dhe na uroi një qiell paqësor. Si një ‘dhuratë’, raketat qëlluan nga Bjellorusia në Ukrainë. I urojmë Lukashenkos të njëjtin qiell paqësor dhe ribashkimin me shokët e tij të mirë, Husein dhe Gadaf”, thuhet në reagim.
Nga sulmet me raketa që u kryen nga Bjellorusia, një 11-vjeçar mbeti i vrarë në Dnipropetrovsk.
“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë midis popujve të dy vendeve”, u tha në urimin e Lukashenkos, drejtuar popullit ukrainas të mërkurën (24 gusht).
Saddam Hussein ishte në krye të Irakut nga viti 1979 deri në 2003. Pushteti i tij u konsiderua regjim i rrezikshëm dhe kërcënim i sigurisë botërore. Ai u var pasi SHBA-ja e rrëzoi nga pushteti.
Edhe
Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë
Ndërsa, Muammar Gaddafi e udhëhoqi Libinë që nga viti 1969 deri në gushtin e 2011, kur u vra nga militantët libianë të Këshillit Kombëtar të Përkohshëm. Pushteti i tij u konsiderua diktatorial.